Fadil Daja pas një problemi në gju i është drejtuar spitalit të traumës, ku ka marrë një recetë me medikamentin Sinovial 64 mg. Kur i është drejtuar farmacive, cmimi ka qenë i lartë dhe ndryshonte nga një farmaci në tjetrën.Disa farmaci nuk e kishin fare këtë medikament, ndërsa ato e që e kishin, e shisnin pa pullë dhe 23 mijë deri në 28 mijë lekë të reja.Fadili thotë, se në këto kushte, nuk mund të blinte ilacin e nevojshëm, ndaj e siguroi përmes të afrëmve në Itali për vetëm 20 euro.”Stop” provoi të kërkonte nëpër farmaci Sinovial 64 mg, por funksiononte vetëm me porosi dhe pa pullën e Ministrisë së shëndetsisë.
Sot është solstici i verës, apo dita më e gjatë e vitit. Sot është gjithashtu dita botërore e muzikës. Monika Kryemadhi vendosi sot të zgjedhë të jetë deputete e Fierit, duke i hapur rrugë kështu, që deputetë në Tiranë të dalin, Erisa Xhixho dhe Petrit Vasili.
Problematika e rradhës na vjen nga Familja Agolli. Flutura Agolli tregon, se në vitin 2002 kanë hapur një biznes fruta perime në Pogradec. E kanë mbajtur deri në vitin 2014 dhe kanë dashur ta mbyllin. Shkuan, dorëzuan licensën për ta mbyllur. I thanë, që kishte detyrime për të paguar. Në këtë moment bashkëshorti i saj pagoi detyrimet. Në vitin 2018, kur i duhej një vërtetim, që nuk ka biznes, në e albania i refuzohej ky vërtetim. U paraqit në drejtorinë e tatimeve të Korcës, ku i thanë, që për pak kohë, do t’i mbyllej biznesi. Më në fund vërtetimi doli dhe e fjetën mendjen. Kur në vitin 2021 iu desh përsëri një vërtetim, në e albania përsëri dilte refuzim. Shkoi në Korce, por nuk i dhanë zgjidhje.Ne kemi komunikuar në telefon me drejtoreshën e Tatimeve të Korcës, e cila tha, se do të njihej me rastin dhe do të ofronte zgjidhje.Më pas kontaktuam me punonjësin e drejtorisë së tatimeve Korcë, i cili tha, se zotëria duhet të bëjë një deklaratë të munguar të vitit 2014. Vetëm pasi të bëjë këtë veprim, zotëria do ta zgjidhë situatën me inspektorin e dosjes, duke bërë të mundur cregjistrimin e biznesit të tij, që nuk e ka prej vitit 2014.