Fatmira Bucpepa, një qytetare nga Rrësheni, është drejtuar në redaksinë tonë, pasi ish-bashkëshorti, me me të cilin ka tre fëmijë të moshës 9, 6 dhe 5 vjec, nuk paguan pensionin ushqimor të vendosur nga gjykata. Kjo e fundit ka vendosur, që Fatjon Beci duhet të paguajë cdo muaj 300 mijë lekë të vjetra për të tre fëmijët dhe prej tetorit 2023, ai nuk ka kryer pagesa.Fatmira tregon gjendjen e vështirë, pasi jeton vetëm me 100 mijë lekë ndihmë ekonomike dhe me ndihmën e familjes. Ajo thotë, se nuk mundet të punojë me kohë të plotë prej fëmijëve, por kërkon një punë me kohë të pjesshme. Ne iu drejtuam Bashkisë Mirditë, ku kryetari Albert Mëlyshi na thotë, se ka 600 kërkesa për sanitare dhe bashkia nuk ka vende pune, por do ta ndihmojë nëpërmjet sektorit privat.Fatmira bisedoi me ish-bashkëshortin, por ai nuk jep arsye për mospagesën e pensionit të fëmijëve. Ne iu drejtuam zyrës përmbarimore Durrës, ku na thuhet nga përmbaruesi Marsel Himallari, se janë bërë të gjitha procedurat, por Fatjon Beci nuk ka asnjë pronë dhe nuk ka para në asnjë llogari, prandaj Fatmira duhet të bëjë një kallzim penal ndaj tij.
Një nënë shqiptare, që jeton në Pire, ka dërguar një mesazh, duke ndjekur besnikërisht emisionin “Stop”. Një gomar është mbuluar fund e krye me shkumë, pasi e kanë futur të lahet në një lavazh makinash në Memaliaj.Në Poloni është krijuar një situatë komike, gjatë një aktiviteti përurimi zjarrfikësesh. Shishja e shampanjës nuk është hapur, duke bërë, që organizatorët të gjenin një zgjidhje tjetër.
Në shkurt të këtij viti transmetuam, sesi bashkëshortët nga Dimali i Beratit,e me banim në Shkodër, Edison dhe Vojsava Beshiri prej dy vjetësh shisnin vaj ulliri, që e reklamonin si ekstra të virgjër, por rezultoi me përzierje. Provuam në atë kohë, të blejmë vaj, dhe bashkëshortët Beshiri na siguruan për cilësinë e produktit.Më pas analizat treguan, se mund të kishte përmbajtje të tjera vajrash vegjetalë ose nga bërsitë e ullirit. Pas denoncimit tonë, u sekuestruan 300 litra vaj me përzierje lëndësh të panjohura dhe të dëmshme dhe automjeti, me të cilin shitej vaji.Policia shpalli në kërkim bashkëshortët Edison dhe Vojsava Beshiri dhe nisi një procedim penal për pronaren e objektit, ku kryhej veprimtaria. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për akuzat “Fshehja e të ardhurave”, “Mashtrimi me produktet ushqimore”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve”, “Moslëshimi i kuponit tatimor” dhe “Ushtrimi i aktivitetit të palicencuar ose i paregjistruar në organet tatimore”.Tani mësojmë, se Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, ka regjistruar procedimin penal për këto vepra penale ndaj shtetasit Edison Beshiri, ndaj të cilit është ekzekutuar masa e sigurimit e caktuar nga gjykata.Masat janë “Detyrim paraqitjeje” dhe “Ndalim për të dalë jashtë vendit” për shitësin e vajit të falsifikuar.