STOP – EMISIONI 201 (SEZONI 2)

“Derveni shpk” lë banorët 5 vjet pa ashensor.
Në mars 2016, emisioni “Stop” trajtoi mungesën e ashensorëve në pallatet e firmës “Derveni shpk”. Më shumë se një vit më pas, në një vëzhgim të gazetares, rezulton, se situata nuk ka ndyshuar. Banorët, sidomos ato të kateve të larta, bëjnë pazar dhe detyrohen ta ngjisin me litar, nga pamundësia për të mbajtur pesha nëpër shkallë.Trëndafil Musollari, administrator i firmës, thotë, se kjo ka ardhur si pasojë e moshlyerjes nga ana e banorëve, por premton që deri në shtator, ashensorët do të vendosen.

Më datë 11 Mars 2016, në emisionin “STOP” u trajtua problemi i 107 familjeve të një pallati 9-katësh të firmës “Derveni shpk”, me ndërtues Reshat Zikën. Banorët e moshave të ndryshme  janë ankuar për mungesën e ashensorit prej katër vitesh në pallat, i cili ndodhet në Rrugën e Qelqit në zonën e Kombinatit.

Por sot, më shumë se një vit më pas ankesës së banorëve, vazhdon të mos jetë vendosur ashensori. Dy gra të moshuara ankohen për mungesën e ashensorit, duke thënë se nuk ngjiten dot vetë e jo më të ngrejnë pesha, pasi njëra ndodhe në katin e tetë e tjetra në katin e nëntë. Ato kanë gjetur zgjidhje për problemin e tyre, kur bëjnë pazarin e lidhin me litar dhe familjari që ndodhet në shtëpi i tërheq.

“Vajta mora një kilogram sheqer dhe mezi po ngjitem lartë, po pres çupën e djalit të vijë të më marrë dhe të më bjerë ilaçet e tensionit. Çfarë të bëj? Me litar i lidh dhe i merr goca lartë po qe në shtëpi, po s’qe ngjitem vetë avash avash.”

Gazetarja e emisionit “STOP” shkon në shtëpinë e njërës prej tyre për të lajmëruar familjaren e saj, e cila duhet të hedhë litarin për të ngjitur pazaret në kat të tetë dhe për të zbritur ilaçet e tensionit.

Administratori i firmës, Trëndafil Musollari shprehet se rreth fundit të Shtatorit beson se do të jetë vendosur ashensori.

Shpresojmë që firma “Derveni shpk” të mbajë fjalën dhe pas pesë vitesh të vendosin ashensorin për t’u lehtësuar jetesën 107 familjeve që banojnë në këtë pallat.

Qesarakë, ngatërresa me hipotekën nxjerr një familje në qiell të hapur. 
Burbuqe Selamaj, një banore në zonën e Qesarakës, ankohet në “Stop”, se i ka ndodhur një episod i pazakontë, që ka të bëjë me shtëpinë e saj.Apartamentin e ka blerë në vitin 2007 dhe një vit më vonë, është pajisur edhe me dokumentin hipotekor.Pas 7 vjetësh, që gëzonte shtëpinë e saj, i troket në derë komshia e katit të poshtëm, duke pretenduar pronësinë e hyrjes së saj.Në vitin 2016 cështja shkoi në gjykatë, ngaku del në dritë, se edhe një tjetër komshie pretendontë pronësinë e së parës. Kjo histori vijonte pothuaj me cdo apartament, e në fund një familje ngelte në qiell të hapur.Juristi i hipotekës Eneid Kaloci, thotë, se regjistrimi hipotekor është bërë konform procedurave ligjore. Por kontratat e blrejes nuk kanë bashkangjitur planimetritë.Nga kjo ngatërresë, ai konfirmon, se një familjë do të mbetët pa shtëpi…?!

Ujin e pijshëm e paguajmë shtrenjtë, por më pas e blejme po aq shtrenjtë.
Në këtë pjesë të programit Renaldo ka pyetur qytetarë të ndryshëm, për faturat e ujit të pijshëm. Edhe pse e pagujmë shtrenjtë ujin e pijshëm në faturat e ujësjellësit, sërish ujin e blejmë me para e bidonë. Për këtë cështje Renaldo ka bërë dhe një telefonatë me zyrat e ujësjellësit.

Të Fundit