Në redaksinë tonë është drejtuar një vajze e re, e cila pasi ka përfunduar studimet bachelor për Gazetari dhe Gjuhë Angleze në Elbasan, ka ndjekur masterin shkencor për mësuesi të gjuhës angleze. Pasi i ka përfunduar të dy ciklet e studimeve, ka marrë përgjigje negative për praktikën nga ana e ZVA Elbasan. Sot vajza nuk futet dot në provimin e shtetit, duke i cuar dëm 5 vjet.Dekani i universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, shprehet, se studdenti i degës gazetari dhe gjuhë angleze, ka mundësi të marrë drejtimin, që dëshiron.Edhe në universitetin e gjuhëve të huaja të Tiranës, thonë, se nuk kanë gabuar, që e kanë përzgjedhur vajzën, por nuk dinë të thonë, sesi është interpretuar nga instancat e tjera.
Në Portëz të Fierit, banorët i kanë hedhur plehrat jashtë kazanëve të plehrave. Në Kombinat, qytetarët rrinë në rradhë, për të blerë abone për autobusët urbanë.Në Durrës uji i pijshëm derdhet kot. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të emisionit, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.
Për problemin e vajzës së diplomuar në gazetari dhe gjuhë angleze, i drejtohemi Zyres Vendore të Arsimit Elbasan dhe drejtoresha Anila Çota, shprehet, se refuzimi ka ardhur nga praktikat e viteve të kaluara, ku QSHA ka përjashtuar nga provimi i shtetit, studentët me diplomë bachelori Gazetari dhe Gjuhë Angleze. Ajo thotë, se vendimin e ka marrë QSHA dhe jo ZVA Elbasan.Në qendrën e shërbimeve arsimore, specialistja thotë, që vajza duhet të bëjë një tjetër cikël studimesh bachelor.Eksperti i arsimit Albano Zhapaj shpjegon, se nuk ka asnjë shkelje nga fakutetet, pasi ato janë të miratuara nga Ministria. Problemi, sipas tij është te QSHA, e cila e njeh studentin, e matrikulon në hyrje dhe pasi diplomohet, e konsideron të parregullt.