“Stop” ka udhëtuar drejt fshatit Bogdan i Sipërm, rreth 20 km larg qytetit të Beratit për problemin e shtetasit Hasan Toska, i cili nuk merr kempin, edhe pse nuk e ka njërin krah.Deri në vitin 2018 ai trajtohej me kemp, por në muajin nëntor i është hequr, pasi nuk përmbush kriteret ligjore.Hasani tregon, se ka dy fëmijë dhe jeton vetëm me pensionin e nënës së tij. Në Shërbimin Social të Beratit thonë, se Hasani mund të punojë roje, në fabrikat e Beratit.Nga ana tjetër Gëzim Demiraj, kryetar i shoqatës së ruajtjes së sigurisë fizike shpjegon, se një nga kriteret, për të punuar roje objekti, është raporti mjeko-ligjor, që vërteton, se ai është i aftë mendërisht dhe fizikisht dhe më pas vjen trajnimi. Ky i fundit përfshin arritjen e disa normave fizike. Por sipas Gëzim Demirajt, Hasani nuk i përmbush këto standarde.
Rama-Dako dhe justifikimi “copy paste” për përgjimet e “Bild”.
Mediat gjermane kanë njoftuar sërish një lajm jo të mirë për Shqipërinë. Sipas DË, kancelarja Merkel i ka thënë “jo” hapjes së negociatave me Shqipërinë, të paktën deri në tetor.Mbrëmë kryeministri Rama dhe kreu i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, u përgjigjën njësoj, lidhur me përgjimet e publikuara, ku Dako kishte komunikuar me eksponentë të bandës së Avdylajve.Mbrëmë policia e Tiranës vuri në pranga 71 vjecarin me iniciale H.M i cili, pasi “Stop” trasmetoi një video, ku i moshuari kryente marrëdhënie seksuale me një të mitur pranë Lanës.
Elbasan-Librazhd/ arsimtarët me sytë nga qielli për pagesën e transportit.
Gazetarja e “Stop” është ndalur në Librazhd dhe Elbasan, pasi në redaksinë e “Stop”, arsmitarët janë ankuar për mosmarrjen e pagesës së transportit, që parashikohet në ligj, për të gjithë mësuesit, që udhëtojnë në një largësi 5 km për në institucionin arsimor.Në ZA-në e Librazhdit, thonë, se fillimisht po paguhen ata, që kanë fituar me vendim gjykate të formës së prerë dhe më pas do t’u vijë rradha të tjerëve, pas datës 10 qershor.Ndërsa në ZA-në e Elbasanit shpjegojnë, se ende nuk janë dërguar fondet nga Ministria, ndaj mësuesit duhet të presin.