STOP-EMISIONI 20 (Sezoni 9) 29 Shtator 2023- “E ka myt burri ate, ka pas demtime celebrale”, agresori i lire pas dhunes.

Në 6 shtator transmetuam një rast problematik në Lezhë, pasi një zonjë, na tregoi, se cfarë lojrash ka bërë ish-bashkëshorti, me të cilin jetoi 23 vjet, për t’i marrë shtëpinë. Ky i fundit në bashkëpunim me firmën ndërtuese, tjetërsuan pasurinë e blerë në vitet 2017-2018. Në fund shtëpia i kaloi një personi të lidhur me ish me ish- burrin e saj, kunatit të tij.Në të gjitha këto veprime, denoncuesja nuk është pyetur fare nga noteri, Fran Gjoni.Avokati Arben Llangozi na tregoi shkeljet e kodit të familjes në këtë rast, përmes kontratave fiktive në zyrën e noterit, në një kohë, kur sistemi i noterëve nuk i lejon këto akte. Vetë noteri nuk i pranoi shkeljet. Kur gruaja ka tentuar të hyjë në apartamentin, të cilin e mban ish-burri me letra të falsifikuara, zonja u dhunua, jo vetëm nga ai, por edhe nga djali 18 vjecar.Ajo u ekzaminua nga një mjek, u shtua në spital dhe u pajis me raport mjeko-ligjor për 9 ditë paaftësi.më pas bëri dhe denoncim në polici. Por ish-bashkëshorti, pas tre javësh qëndrim në burg, sot është i lirë dhe zonja ndjehet e kërcënuar.Ne kërkuam informacion zyrtar nga prokuroria e Lezhës për situatën dhe na thanë, se veprimet hetimore janë ndjekur, por janë sekrat hetimor. Prokuroria ka kërkuar burgim për agresorin, por gjykata ka vendosur, detyrim paraqitjeje për Gjergj Sutin.Eksperti mjek-ligjor, që ekzaminoi viktimën e dhunës, pranon, se zonjën e “ka mbyt burri i vet”.Ajo ka patur dëmtime, e konfuzion cerebral.Por ky raport i ekspertit, i ka shkuar prokurorisë, vetëm pas interesimit të “Stop”.

Në Kepin e Rodonit, deti ka nxjerrë një Albakarta plastike, prodhim i vitit 2001.Në Bernë të Zvicrës, banorët lahen në lumin, që kalon në mes të qytetit. Ndërsa në Lanë janë hedhur pirgje të tëra me materiale plastike, duke shkaktuar një dëm ekologjik të pakthyeshëm.Në pallatin e quajtur Vllaznia në zonën e Freskut, vendi pranë shkallës,është kthyer në vendgrumbullim plehrash.Në autostradën Lushnje-Kavajë, një qytetar mban me dorë dërrasat, që i ka ngarkuar mbi makinë, ndërsa automjeti është në lëvizje. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen në pjesën e parë të emisionit, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Në 16 dhjetor 2022 transmetuam problemin e zotit Petref Hyka, ish shofer autobusi në Parkun e autobusëve të udhëtarëve, në varësi të Bashkisë Tiranë.Në vitin 2013, kryetari i kohës i bashkisë, Lulzim Basha, pushoi Petrefin dhe 70 shoferë të vjetër, duke i zëvendësuar me rinj, pa njoftim dhe pa arsye. Petrefi iu drejtua bashkisë, Avokatit të Popullit dhe Gjykatës, e cila i njohu të drejtën e dëmshpërblimit. Tani Petrefit i takojnë rreth 5 milionë lekë, që nga viti 2015, të cilat nuk ia japin. Përmbaruesi Ekrem Spahiu, ka kryer të gjithë procedurën, por Bashkia nuk i bindet këtij vendimi gjykate, sepse luan me emrin e paditësit Park autobuzash-Bashki. Gazetarja bashkë me qytetarin iu drejtuan Bashkisë Tiranë, zyrës juridike, ku nga 10 shkresa, që kishte bërë qytetari më parë, bashkë me gazetaren, bënë të 11-ën. Pas interesimit tonë të herëpashershëm, më në fund Bashkia Tiranë kthen përgjigje, duke premtuar, se do të merret me rastin shumë shpejt, që të ekzekutohet vendimi i gjykatës dhe Petref Hyka të marrë paratë, që i takojnë.

Të Fundit