STOP-EMISIONI 1(Sezoni 11) 1 Shtator 2025-“Imorale, ku*ve, baxh*lle”, ish-partneri i fut gjarperinj ne zyre dhe e perndjek.

Një 40 vjecare nga Tirana denoncon në redaksinë tonë përndjekjen dhe dhunën, që sipas saj, i është bërë e po i bëhet nga ish-bashkëjetuesi.Ajo tregon, se konflikti nisi, kur cifti me dy fëmijë vendosi të divorcohet. Ish-bashkëjetuesi e përndjek, duke pasur akses në kamerat e biznesit të ish-partneres e duke kontrolluar cdo lëvizje të saj.Në këto kushte zonja kërkoi urdhër mbrojtjeje në gjykatë, por gjykata s’e pranoi dhe denoncuesja thotë, që ai ka njohje e lidhje, pasi ka mundësi ekonomike. Zonja tentoi sërish të merrte urdhër mbrojtjeje dhe këtë herë ia doli, por ish-bashkëjetuesi vijoi përndjekjen. Madje, pasi u pajis me urdhrin e mbrojtjes, ai i futi gjarpërinj në ambientet e biznesit të ish-partneres.Burri arriti deri aty sa të vendoste GPS në makinën e zonjës dhe kamera të fshehur në orën e murit në shtëpinë e saj.

Për gjithë këtë situatë, denoncuesja bëri kallzim dhe materialet u referuan në prokurorinë e Tiranës për veprat penale “përndjekje dhe ndërhyrje në privatësi”. Kallzimi i fundit nuk është regjistruar, pasi prokurori i cështjes, Francesk Ganaj, vendosi mosfillimin e procedimit penal në bazë të materialeve të referuara nga Komisariati nr. 3.

Plazhe të lira, por që të kushtojnë shumë shtrenjtë. Ne kemi pyetur qytetarët, se ku i kaluan pushimet dhe sa i kushtuan xhepit të tyre. Shumë thanë, se pushimet në Shqipëri janë të papërballueshme për ekonominë e tyre. Për të tjerët, cadra e buka me vete, ishin zgjidhja e vetme e mundshme.

Në qershor të këtij viti transmetuam denoncimin e një qytetari, për një ngërç mes Gjykatës dhe Prokurorisë në Elbasan. Qytetari kishte kryer dy vitet e burgimit, sipas vendimit të Gjykatës së Elbasanit, por nuk i ktheheshin 2 celularët, që kishte para se të shkonte drejt qelisë. Më 27 maj 2025 doli nga burgu e të nesërmen bëri një shkresë në Prokurori për kthimin e sendeve, por nuk mori përgjigje. Interesimit tonë, Prokuroria e Elbasanit iu përgjigj, se është shprehur vetëm për personin dhe dënimin e tij, por jo për sendet personale, dhe për këtë “harresë”, duhet bërë një tjetër seancë.Pas transmetimit tonë, Gjykata e Elbasanit kreu një tjetër seancë, dhe Aldo Sabriut iu kthyen sendet personale, pra dy telefonat. Në fund të emisionit të parë për këtë sezon, sjellim një kartolinë-homazh me veprat më të njohura të regjisorit Dhimitër Anagnosti, i cili u nda sot nga jeta në moshën 89 vjecare.

Të Fundit