STOP-EMISIONI 19(Sezoni 11) 23 Shtator 2025-Kadastra ‘”ngatërron” dy here rrugen me lagjen, qytetarja s’merr shtepine e vet.

Rreth një muaj më parë në Suharekë të Kosovës, 48-vjeçari Nazif Kololli u gjet i vdekur brenda stacionit të policisë, vetëm pak orë pas ndalimit. Denoncimi është sjellë në emisionin “Stop” nga kunati i tij, Bajram Perteshi, i cili kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes.Nazifi u denoncua nga vajza e tij 22-vjeçare, e cila ka probleme të shëndetit mendor. Rreth orës 20:30 të mbrëmjes, me urdhër të prokurorit të gatshëm, u vendos që ai të mbahej në paraburgim për 48 orë.Por tragjikisht, vetëm pak orë më vonë, në orët e para të mëngjesit, ai u gjet i vdekur brenda në stacion.Sipas familjarëve dhe avokatit të viktimës, rrethanat e vdekjes janë të dyshimta. Ata deklarojnë, se organet kompetente, nuk u kanë vënë në dispozicion pamjet e kamerave të sigurisë brenda stacionit të policisë, edhe pse është konfirmuar, se kamerat funksionojnë.Policia ka deklaruar, se Nazifi ka kryer vetëvrasje duke u varur, por familjarët hedhin poshtë këtë version, duke thënë, se trupi i tij nuk kishte asnjë shenjë në qafë. Tragjedia është edhe më e rëndë pasi Nazifi kishte humbur bashkëshorten në vitin 2020. Me vdekjen e tij, katër fëmijë të mitur kanë mbetur pa prindër dhe aktualisht po rriten nga gjyshërit dhe daja.

Kërkesës së kryebashkiakut Veliaj, për të qenë prezent në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e tij, ky institucion iu përgjigj, duke u shprehur, se pretendimet mund t’i dërgojë me shkrim.E në fakt, pas shumë kohësh, PS e PD bashkuan votat në një konsensus për lirimin nga detyra të Erion Veliajt, i cili mbahet në qeli që nga mesi i muajit shkurt 2024.Në të njejtën ditë ka ardhur dhe lëvizja e “beftë” e Lulzim Bashës. Ky i fundit, duke sfiduar të gjithë ata, që e akuzojnë, se zgjohet vonë e fle shumë, ka ndryshuar foton e profilit në facebook në orën 4 të mëngjesit.

Ylber Djerri nga Thethi, është drejtuar në “Stop”, pasi në muajin korrik ka bërë një aksident. Ai tregon, se duke lëvizur në Shkodër, në rrethrrotullim, në kah të kundërt, një bicikletë i përplaset para makinës së tij. Ylberit i sekuestrojnë mjetin, që nuk e merr prej dy muajsh, edhe pse janë pamjet filmike dhe aksidenti është i qartë. Ka bërë dy kërkesa në prokurori dhe ende s’ka marrë asnjë përgjigje. Problemi i Ylberit është, se jeton në Zvicër dhe i duhet të largohet, por duhet të marrë makinën me vete.Pas interesimit tonë në prokurori, Ylberi na telefonon, për të na thënë, se arriti ta marrë makinën e tij.

Të Fundit