STOP-EMISIONI 199(Sezoni 8) 7 Qershor 2023-“Q**a n*nën pisa”, avokati i vjedh qytetares parate e aksidentit.

Jemi në Tiranë me zonjën Shqiponja Mashi, e cila na tregon, se në vitin 2019 në Shkodër, ka qenë me vajzën me motorr dhe ka bërë një aksident. Për pasojë vajza është dëmtuar dhe ka ndenjur 3 muaj në regjim shtrati. I është drejtuar një procesi gjyqsor me avokat Ndue Gjelaj dhe ka dalë vendimi i dëmshpërblimit në masën 54 milionë lekë të vjetra. Por Shqiponjës i kanë kaluar vetëm 8 milionë lekë. Për pjesën tjetër avokati nuk i jep shpjegime.Ndërsa përmbaruesi Rrok Deda është shprehur, se lekët i kanë kaluar te avokati.Zonja Mashi interesohet te Byroja Shqiptare e Sigurimit, ku i thonë, që paratë kanë kaluar përmes përmbaruesit.Avokati Ndue Gjelaj e mohon këtë gjë, fyen grupin e xhirimit, dhe e drejton zonjën te përmbaruesi.Zonja takon përmbaruesin Rrok Deda, i cili i thotë, se i ka kaluar plot 42 milionë lekë avokatit, ndërsa 13 milionë jane bllokuar, pasi avokati po i bën punë të pisët.

Në rrjet po qarkullon një këngë për kokat e drejtësisë së re shqiptare dhe një grup polifonik e ka kënduar atë, gjatë një dreke të drejtuesve të këtyre institucioneve.Pd- ja zyrtare ka zhvilluar një mbledhje 10 orëshe për datën e zgjedhjes së kryetarit të ri. Në godinë ka patur edhe mbështetës të Lulzim Bashës, që kanë kërcënuar, ata që i kanë dalë kundër ish- kryetarit të tyre.Emisioni Stop rikujton “bëmat” e noteres së Fierit Anila Haxhiu, e cila për përkthime, përdorte numrin e niptit të qytetarit Pelivan Metushi. Ky i fundit është fermer dhe nuk ka lidhje me punën e noteres.Ministri Ulsi Manja premtoi ngritjen e një grupi pune për verifikimin e problematikës dhe jemi në pritje të masava ndaj noteres Haxhiu.

Një vajzë nga Tirana tregon, se ka parë, se në rrjete sociale ofrohej punë nga shtëpia, për paketim dhe bërje kutish. Ajo u lidh me faqen dhe komunikimi do të zhvillohej me email për punën nga shtëpia. I thanë, se do të paguhej 900 dollarë në muaj. Faqja quhet Audace dhe shohim në rrjet shkruan, se kërkon punonjës, që të punojnë nga shtëpia me një shpërblim të mirë. Vajza tregon, se iu kërkua një pagesë prej 90 eurosh për pajisjen, që do të vinte në shtëpi. Pagesën e bëri. Pas kësaj iu tregua kontrata e punës dhe duhej të bënte edhe një pagesë prej 120 eurosh për kontratën. Edhe këtë pagesë e bëri. Në kontratë nuk ka një administrator, apo përfaqësues, por vajzës iu dërgua një kartë e dyshimtë identiteti.E reja vendosi të ndërpresë pagesat, pasi kuptoi, se ishte mashtruar.

Të Fundit