Një qytetar nga Elbasani tregon, se ka blerë një makinë në nëntor 2023, por nuk ka bërë akt shitjen e automjetit, pasi personi, të cilit ia bleu, i dha dokumentat e punës, që të lëvizte lirisht, derisa të përfundonte dokumentat. Qytetari bëri pagesën, por prej muajsh nuk ka firmosur akt-shitjen dhe nuk mund të lëvizë me makinën e blerë.Shitësi, që thotë, se është Dritan Hysa, i thotë, se i ka dhënë në mirëbesim dokumentin e Forcave detare nga Ministria e Mbrojtjes, ku thotë, se është pjesë.Ne pyetëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Forcave detare, bazën e portit, komandën e forcave detare,bazën ushtarake te Kepi i Palit, por askush nuk e njihte Dritan Hysën, apo të kishte informacion, se ku punonte.Në këtë mënyrë, qytetari denoncues rezulton i mashtruar, ndërsa dokumentet e institucioneve janë nëpër duart e kujtdo.
Salbutamol është një medikament për personat, që vuajnë nga azma. Ky ilac cliron rrugët e frymëmarrjes dhe mushkërinë.Në redaksinë tonë ka mbërritur një mesazh për mungesën e këtij medikamenti. Një qytetar nga Shkodra tregon, se e ka të nevojshëm këtë ilac, por nuk gjendet as në qytetin e ti e as në Shkodër.Ne konstatuam, se salbutamol nuk gjendet në asnjë farmaci.U interesuam te Fondi i Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor, ku na thanë, se ilaci nuk është me rimbursim dhe mund të zëvendësohet .Për këtë duhet shkuar te mjeku i familjes, për t’i dhënë zgjidhje alternative.Por asnjë zgjidhje nuk kishte për denoncuesin e të tjerët, që kanë probleme si të tijat.
Një trupë kineze valltaresh kanë realizuar një video të vitit 1975, duke kërcyer “Festë të madhe ka sot Shqipëria”. Video, që sot tingëllon, sa absurde, aq edhe qesharake, i përket kohës së vëllazërisë së madhe shqiptaro-kineze.