Në shkurt të këtij viti, transmetuam një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi, se kunati i tij, që jeton në Amerikë, 10 vjet më parë ishte lidhur me avokaten Klotilda Kola, e cila i mori 18 mijë dollarë, duke i premtuar, se do të fitonte pronën me gjyq. Por, gjyqi caktoi disa bashkëpronarë dhe avokatja duhet t’i kthente lekët. Prej një viti e gjysmë Bexheti nuk po mundet të marrë paratë. Pas transmetimit të rastit, Bexheti tha, se avokatja Klotilda Kola i ka dhënë një pjesë të parave, duke i premtuar, që pjesën e mbetur, rreth 7 milionë lekë, t’ia jepte në fund të muajit mars. Por nga ky moment, zonja Kola u zhduk.Rikthehemi në Lushnje, pasi qytetarja Mimoza Sema na tregon, se ka rënë pre e avokates Klotilda Kola, duke i dhënë 3800 euro, për një padi për vete dhe të shoqin, për njohjen e vjetërsisë në punë dhe përfitimin e pensionit. Prej 2 muajsh Mimoza thotë, se ka humbur kontaktet me avokaten dhe gjyqi nuk është askund. Ne verifikojmë, që zyra e avokates është e mbyllur e po kështu në Gjykatën e Lushnjes nuk ka asnjë padi të regjistruar në emër të bashkëshortëve Sema. Në Dhomën e Avokatëve Lushnje, kryetari Kozma Jano, thotë, që Klotilda Kola është pa license dhe e pa regjistruar në tatime prej më shumë se 8 vjetësh. Ajo ka ushtruar profesionin në mënyrë të paligjshme dhe ka mashtruar dhe vjedhur qytetarët gjatë gjithë kësaj kohe.
Në Shëngjin u zhvillua këtë fundjavë festivali, i quajtur Unumi, atmosfera e të cilit ofroi, energji, kërcim, zhytje në ujë e puthje nga të rinjtë.Vec shqiptarëve, në këtë aktivitet, u argëtuan edhe shumë turistë të huaj.Nuk munguan edhe “cmenduritë” në festën rinore të Shëngjinit.
Të enjten e kaluar, në 5 qershor, në studion tonë u hodh live, shorti i kompanisë Albmarket. Përgjatë programit, mësuam emrat e 10 fituesve të udhëtimeve cift në Bodrum, Antalia, Egjipt dhe Kretë. Sot në studio ishin fituesit,Lirije Pera, Albina Mita,Burbuqe Kodrasi, Ermira Karajani, Ornela Belaj Bukurie Riska, Brunilda Mucanji, Monika Totaj dhe Mimoza Aliaj. Zonjat fituese treguan emocionet, kur mësuan, se pushimet e verës i kishin të ofruara nga Albmarket, kompania, ku bëjnë pazaret e përditshme.