Vasil Ilia, tregon, se ka nënën 89 vjec, të sëmurë dhe të paralizuar prej 8 vjetësh. Duke qenë se nuk po gjen një zonjë, për t’u kujdesur për të moshuarën, Vasili ka ardhur nga Greqia, për ta marrë me vete dhe i bën nënës kartën e identitetit. Mezi arrin, që ta cojë nënën te zyrat e Aleatit. Tani që duhet të marrë dhe pasaportën në polici, nuk mundet më ta cojë nënën për ta tërhequr.Në fakt 89 vjecarja jeton në një pallat, që ndodhet në Laprakë, në njësinë numër 11, me parkime para dhe me ferra të lëna ta prerë nga shërbimet publike.Shkojmë te banesa e të moshuarës Panaja Ilias dhe ajo dergjet në krevat, e pamundur për t’u ngritur.Për këtë problematikë, gazetarja e “Stop” flet me drejtorin e Policise Tiranë, Tonin Vocaj dhe ky i fundit pasi bisedon dhe me “Aleat”, zgjidh në mënyrë administrative rastin, duke ia dorëzuar të birit pasaportën e të moshuarës.
Një ari është shfaqur në Lëpushë, duke bërë që të largohen të trembura bagëtitë.Tufa me qen kanë pushtuar sheshin qendror të Fierit. Nënkalimi te zona e City parkut është shkatërruar. Disa qytetarë kanë ndezuar zjarr gjatë një pikniku në Pezë. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të emisionit, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.
Jemi në Kombinat, pasi Ilda Rryçko 18 vjec, nënë e një foshnjeje 5 muajsh, ka kërkuar ndihmën tonë. Ajo tregon, se eshtë divorcuar nga bashkëshorti dhe jeton te prindërit e saj. Por Ilda nuk ka të ardhura për të mbajtur beben e saj të sëmurë. “Stop” dhe “Fundjavë Ndryshe” ndihmojnë 18 vjecaren me ushqime, veshmbathje dhe pampers. Ndërsa qytetari Gëzim Beka i dhuron 100 euro.Më pas shkojmë në Valias dhe takojmë zonjën Mimoza Sheta. Ajo jeton e vetme dhe pa të ardhura. Pas vdekjes së nënës Mimoza ka mbetur pa njeri.Emisioni “Stop” dhe “Fundjavë Ndryshe” i cojnë ndihma ushqimore dhe veshje.