Një shtetas italian, Domenico Lupoli, tregon, se është drejtuar në klinikën dentare “Brianza dent” në Tiranë për vendosjen e implanteve dentare.Domenico thotë, se bëri 3 implante dhe 6 dhëmbë për 2 mijë euro. Në ditën e parë i kanë vendosur implantet dhe pas tre muajsh është kthyer nga Italia, për të vendosur dhëmbët. Në fund kishte problem me një implant, pasi dicka nuk shkonte mirë.Por në klinikën Brianza i thanë, që ishte cdo gjë në rregull. Pas shqetësimeve të vazhdueshme, Domenico iu drejtua një tjetër klinike, ku kuptoi, se ishte mashtruar nga Brianza Dent, pasi pasaporta me pullat e markës “shtraumen” u provua, që nuk ishte origjinale.Tani shtetasi italian thotë, se nuk e di, se cfarë ka në gojë.Në këto kushte, ne i drejtohemi kompanisë distributore “Implantex”, që fut implantet Shtrauman dhe përgjegjësi teknik Llazar Sinjari na shpjegon, se pullat e pasaportës për dhëmbët e italianit, nuk janë origjinale.
Jemi pozicionuar në banesën e z.Vladimir Sinjari, banor i mocëm i lagjes Goricë, Berat, i cili kërkon ndihmën e emisionit Stop. Midis banesës së tij dhe asaj të fqinjës, ndodhet ish-shkolla e vjetër, monument kulture i kategorisë së dytë. Sipas qytetarit, fqinja, në oborrin e kësaj shkolle, ka ndërtuar tarraca dhe shkallë prej guri që i lidhin ato, pa autorizim dhe duke cënuar drejtpërdrejt banesën e tij.Familja Sinjari, duke parë, që fqinja po rriste lartësinë e mureve, me këtë shkresë të datës 6 shtator 2023, vë në dijeni Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Berat. Drejtori, Jurgen Pushi, nuk e mori kurrë në konsideratë këtë kërkesë, por u detyrua t’i kthejë përgjigje IKTK, duke i thënë, se drejtoria është vënë në dijeni nga qytetari më 6 shtator. Sidoqoftë, z.Pushi i tregon Institutit, se fqinja ka realizuar punime për sistemimin e oborrit të taracuar, me miratimin e Bashkisë Berat.Ai shprehet, se një pjesë e shkallëve, janë ndërtuar me murin ndarës të dy banesave.Pra, sipas drejtorit, nuk kemi të bëjmë me asnjë shkelje.
Jemi në prag të nisjes së stinës së dasmave dhe ne kemi pyetur qytetarët, a i pëlqejnë këto lloj celebrimesh. Nuk mungojnë batuata plot humor për muzikën e dasmave dhe paratë, që hidhen në to.