STOP-EMISIONI 195(Sezoni 10) 4 Qershor 2025-“Ec, vazhdo po them”, vajza i vjedh biznesin te atit me falsifikim firme.

Thanas Gega, një qytetar nga Tirana, është drejtuar në redaksinë tonë, për të denoncuar vajzën e tij Kristi Gega. Kjo e fundit, në vitin 2018 sipas tij, i ka falsifikuar firmën, duke e bërë veten administratore të shkollës, që posedonte Thanasi dhe më pas, me një tjetër dokument, i dhuroi vetes kuotat e shoqërisë, duke u bërë pronare e shkollës. Thanasi e coi cështjen në prokurori dhe organi i akuzës, doli në konkluzionin, që firma ishte e Thanasit, pavarësisht, se gjykatat, e shkallës së parë dhe e Apelit e rrëzuan, kërkesën e Prokurorisë për pushim të cështjes. Prokurori Sajmir Hysaj vijon të ankimojë vendimet e gjykatave dhe nuk heton.QKB pranon kontrata dhurimi mes palëve të shoqërive tregtare, që nuk janë hartuar te noteri dhe sipas ekspertit Fatmir Lacej, kjo procedurë duhet të ndryshojë, pasi krijon hapësira për abuzim. Gjithashtu me ndryshimin e administratorit dhe pronarit të shkollës në QKB, mbetet e parregulluar marrëdhënia për ndërtesën, pasi nuk ka një kontratë qiraje mes palëve.Ne shkuam pranë shkollës në fjalë, ku Kristi Gega, flet në emër të të atit, kur bëhet fjalë, për të regjistruar nxënës. Lidhur me këtë situatë, avokati Arben Llangozi shprehet, se në kushtet, kur pranuesi i dhurimit është mosmirënjohës ndaj dhuruesit, ky i mund t’i drejtohet gjykatës me padi civile për prishjen e kontratës së dhurimit dhe cdo gjë kthehet në vendin e vet.

Pas zgjedhjeve të përgjithshme, të gjithë aktorët politikë kanë qenë aktivë për të përshëndetur rezultatin, apo për të bërë akuza për procesin. I vetmi, që është zhdukur është kreu i euroatlantikëve Lulzim Basha. Nga një shikim i shpejtë në facebookun e tij, rezulton, se postimin e fundit, Basha e ka në 11 maj, duke votuar me të bijën.Gjatë fushatës zgjedhore, Basha u bë shumë aktiv, duke sfiduar Edi Ramën, me pyetjen “ku i ke shokët”.

Gani Shkalla, një qytetar nga Tirana tregon, se ka kërkuar, që të zhvendosë sahatin nga kati sipër, te korridori, në katin ku banon ai vetë. Ganiu thotë, se sahati është bërë shkak për konflikt me fqinjin sipër. Sa herë, që i ndodhin defekte, nuk shkon dot te sahati, pasi komshiu i mbyll portën me kyc.Ganiu ka shkuar në zyrat e OSHEE-së në ish-Kinostudio dhe ka paguar 2 500 lekë për zhvendosjen e sahatit.Kur ka ardhur grupi i punës, për ta realizuar, i kërkuan të blinte vetë edhe kabllin. Pasi e siguroi edhe kabllin, punonjësit e OSHEE-së i thanë, që zhvendosja e sahatit nuk mund të bëhej, sepse është jashtë kushteve teknike.

Të Fundit