Stefan Todhe, një pronar agjensie udhëtimi, tregon, se dy vjet më parë i shkon në zyrë Manjola Thanasko, e cila porosit 4 bileta me vlerë rreth 1 mijë e 300 euro, duke i thënë, se paratë do ia jepte më vonë. Por paratë nuk erdhën kurrë, ndaj Stefani bëri denoncim dhe opgj ishte Sihana Ahmeti, ndërsa prokurore Anisa Qilimi.Por nga shkurti 2020 prokurorja nuk ka dalë me asnjë vendim. Stefani ka bërë 11 kërkesa me shkrim, ndërsa ka shkuar të interesohet 55 herë fizikisht, por asnjë informacion.Qytetarit Stefan Todhe i thonë në prokurori, se cështja është në hetim. Kur interesohet gazetarja e “Stop”, prokurorja Anisa Qilimi justifikohet, se ka shumë ngarkesë, e prokurorët nuk kanë kushte pune. Në këtë mënyrë, pas dy vjetësh e gjysmë, cështja e qytetarit nuk ka marrë rrugë.
Në katin e sipërm të një pallati, bien copa mermeri nga ballkoni.Një banor po bën punime në shtëpi dhe “tepricat” hidhen nga ballkoni. Kjo nuk është hera e parë, që ndodhin fenomene të tilla po ashtu shumë herë, të tilla video janë transmetuar në emisionin “Stop”.
Kemi udhëtuar drejt fshatit Fierzë të Tropojës, për një problem në shkollën e mesme të bashkuar Matosh Uka. Në 5 prill 2022 në këtë shkollë ka rënë tavani i klasës. Incidenti ka ndodhur natën e për fat ka patur vetëm dëme materiale.Drejtoresha e shkollës, Xhane Ramaj, na tregoi shkollën dhe na shpjegoi, se zgjidhja e momentit, është kalimi i klasave nga kati i parë në katin e tretë, që në fakt është gjithashtu i dëmtuar.Mendohet, që problemi vjen nga tubacionet e banjove. Duke qenë se mirëmbajtja e godinave të institucioneve arsimore i takon bashkisë, ne iu drejtuam Bashkisë Tropojë dhe u takuam me nënkryetarin Kujtim Rexha.Por zoti Rexha kishte punë më të rëndësishme, ndaj tha, se duhej lënë kërkesë me shkrim.