Iglentian Beti, një qytetar nga Vlora, tregon, se bashkëshortja e tij ka blerë një apartament 72 metra katrorë në këtë qytet tek “Cilotaj Grup”. Në vitin 2016 bëhet akt marrëveshja dhe paguhet shuma prej 30 milion lekësh. Në 2018-ën bëhet kontrata e shitblerjes dhe në datën 30 maj 2018 qytetari aplikon në hipotekë, për t’u pajisur me certifikatë pronësie. Pas aplikimit i vjen një përgjigje nga kadastra e Vlorës, se nuk mund të pajiset me certifikatë, pasi pasuria është sekuestruar me vendim gjykate në datën 31 maj 2018. Pra një ditë pas aplikimit, ka dalë urdhri. Zoti Beti i drejtohet prokurorisë dhe më tej gjykatës, pasi merr informacion, se në urdhrin e sekuestros preventive, nuk saktësohej pasuria e tij. Por kërkesa u rrëzua nga gjykata e rrethit gjyqsor Fier dhe ajo e Apelit Vlorë. Juristi i Kadastrës Vlorë, Andi Haxhiaj, thotë, se pa një urdhër nga prokuroria, nuk mund ta lirojë apartamentin. Por gjykata e Vlorës dhe ajo e Fierit, përkatësisht gjyqtarët Olkeda Lice dhe Ilkeda Bezati, duhet të kishin marrë për bazë akt marrëveshjen e bërë në datën 4 korrik 2016 midis “Cilotaj Group” dhe shtetases Almida Nikolla, për apartamentin prej 72m2 në qytetin e Vlorës dhe gjithashtu të konsideronin edhe kontratën e shitblerjes të 2018-ës.
Sot ishte 1 qershori, festa e fëmijëve. Kudo në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit ishin organizuar aktivitete për të argëtuar fëmijët.Edhe kamera e “Stop” doli nëpër Tiranë, për të sjellë intervistat me fëmijët, ëndrrat dhe lojrat e tyre.
Banorë të zonës Lanabregas ankohen në emisionin Stop, pasi që prej viteve 2000 kanë paguar lekë tek një banor i zonës, i cili pretendonte se kishte një truall. Ata dhanë paratë, që ky truall të përdorej si varrezë. Rreth 100 familje gjatë kësaj kohe kanë varrosur të afërmit e tyre, që ndaheshin nga jeta. Në vitin 2014 del një pronar i ri, i cili pretendon, se e bleu këtë tokë dhe nuk kishte dijeni, që aty kishte varre. Banorët e zonës thonë, se nuk mund të heqin varret e të afërmve, por nëse personi, që ka marrë tokën ka të drejtë, duhet të bëjë bashkia dicka.