STOP-EMISIONI 194(Sezoni 10) 3 Qershor 2025- “Degjuam ulerima, e gjeta me gjak”, burri rreh partneren shtatzene, pesoi abort.

Një qytetare është drejtuar në redaksinë tonë, pasi është përballur me një situatë të tmerrshme. Ajo tregon, se ka bashkëjetuar 5 vjet me një burrë e më në fund, me dëshirën e të dyve, mundi të ngelte shtatzënë.Sipas qytetares, kur ish-gruaja e bashkëjetuesit të saj e merr vesh, e kërcënon dhe partneri e dhunon denoncuesen, deri në pikën, që ajo humbi fëmijën.Si të mos mjaftonte dhuna dhe humbja e fëmijës, zonja mëson nga një i afërm i saj, se sih-bashkëjetuesi i kishte bërë kallzim për përndjekje, duke pretenduar se ajo i shkruante gruas dhe fëmijëve të tij nga adresa false.Zonja thotë, se nuk është njoftuar për këtë proces hetimor asnjëherë dhe madje nuk u thirr as për ballafaqim me justifikimin, se nuk njihej si banore në lagjen, ku ajo banon prej 20 vitesh. Ne takuam ish-partnerin e denoncueses, i cili i mëshon versionit, se nuk ka pasur dhunë, por ka qenë zonja ajo, që e ka përndjekur.Madje ai mohon edhe që zonja të ketë qenë shtatzënë, edhe pse për këtë ekzistojnë dokumenta e raporte. Ne kemi siguruar audiot e seancës gjyqsore, ku një dëshmitar, tregon, se e ka gjetur gruan të gjakosur e të mavijosur, ndërsa më parë, komshinjtë e saj kishin dëgjuar konflikt me ulërima.

Sot ishte provimi i parë i maturës shtetërore për 27 mijë nxënës. Por pak minuta pas nisjes së testit, është publikuar teza e anglishtes. Në një reagim pas këtij publikimi, Ministria e Arsimit u shpreh, se ky incident nuk e cënon procesin, për të cilin janë marrë të gjitha masat.

Në mes të majit të këtij viti transmetuam denoncimin e 91 vjecarit Bardhok Gjikola, i cili fillimisht ka pasur një problem me ndërtuesin, të cilit i ka blerë shtëpinë. Pas gjyqeve, që përfunduan në favor të tij, në 24 tetor 2023 u paraqit në një zyrë shërbimi online, tek asistenti Lorenc Agolli, ku e kishte sugjeruar avokati i tij Përparim Rama. Pasi Lorenci aplikoi për certifikatë pronësie në Kadastër, i moshuari tregon, se i dha 115 mijë lekë, dhe pas 35 ditësh do të pajisej me dokumentin. Por afati kaloi dhe Lorenc Agolli i tha, që do të bënte një aplikim të dytë, pas të cilit duhet të priste edhe 35 ditë të tjera. 6 muaj më pas, zoti Gjikola i thotë, se nuk i është zgjidhur problemi.91 vjecari mësoi në hipotekë, se pagesa e tij nuk ishte bërë dhe kamatë vonesa kishte shkuar 2 milionë e 200 mijë lekë.Ne gjetëm asistentin Lorenc Agolli, i cili u detyua të kthente paratë.Më pas vijuam aplikimin në kadastër për pajisjen me çertifikatë pronësie të 91 vjecarit.Sot jemi takuar me Bardhok Gjikolën, pasi ky i fundit pas 12 vjetësh është pajisur me hipotekën e shtëpisë.

Të Fundit