Roland Dhimogjini ka një biznes kreperi pranë sheshit Ëilson në Tiranë.Ai tregon, se në datën 12 maj rreth orës 21.00 kanë mësyrë forcat e komisariatit numër 2, pasi ne trotuar ishte një qytetar, që banonte në të njejtin pallat me kreperinë e që po priste të merrte një porosi. Qytetari është shoqëruar me forcë në polici, ndërsa administratori i biznesit është kërcënuar me gjobë për thyerje të karantinës, por pa asnjë akt me shkrim.Stop transmeton pamjet e asaj nate, ku degjohet qytetari që thotë, se ka djalin vetëm e ka zbritur thjesht për t’i marrë një krep. Nga ana tjetër dëgjohet edhe Rolandi, që këmbëngul se qytetari është jashtë lokalit dhe ai punon vetëm në shërbimin delivery. Në komisariatin numër 2 na u tha, se masën për biznesin e vendos komisioni me në krye shefin e komisariatit dhe qytetari mund të mbrohet atje.Në fund komisioni vendosi mosgjobitjen e biznesit, duke marrë në konsideratë pamjet filmike.
Parlamenti u mblodh sërish në seancat e përjavshme. Në rendin e ditës ishte edhe interpelanca e kërkuar nga opozita me kryeministrin Rama, lidhur me shembjen e Teatrit Kombtar.Si në cdo senacë nuk munguan debatet e batutat për cështjet e nxehta të ditës.
Jemi ndalur në fshatin Grabjan të Lushnjes, pasi Çelnik Dhëmbi është drejtuar në redaksinë e emisionit Stop, pasi ka një problem me vajzën e tij 16 vjecare. E mitura ka marrë kemp për rreth 12 vjet, për shkak të diagnozës prapambetje mendore. Në vitin 2019 ka shkuar dhe ka bërë rinovimin e letrave të kempit dhe deri në shkurt të 2020-ës ka marrë kempin si zakonisht. Në shkurt është thirrur në Kempin Epror dhe i është thënë, që kempi ndërpritet, pasi nuk i takon, madje duhet të kthejë lekët, rreth 400 mijë lekë të vjetra. Celniku tregon, se vajza sa vjen dhe bëhet më agresive dhe nuk është e aftë as për shkollë. Ai thotë se dhe vetë është i sëmurë dhe ka nevojë për ilace. Për këtë problem u drejtuam në Drejtorinë Rajonale të shërbimit social dhe përgjigja, që morëm, ishte se në dhjetor të vitit 2019 nga Kmcap epror vajza është diagnostikuar me prapambetje mendore të lehtë, duke u lënë pa grup invaliditeti, pra pa kemp.