STOP-EMISIONI 193(Sezoni 10) 2 Qershor 2025-Xhaxhai u merr shtepine mbesave jetime, u pret dhe ujin e dritat, video.

Në shkurt të këtij viti transmetuam problemin e dy zonjushave, Senada dhe Serena Mullaymeri, 17 dhe 19 vjece, të cilat jetonin në një shtëpi në Kamëz së bashku me nënën dhe babain, deri kur humbën të atin në një aksident.Në atë kohë i ndjeri, Lavdi Mullaymeri, kishte filluar procedurën për legalizimin e shtëpisë, por e veja, së bashku me dy vajzat, u detyruan të largohen nga shtëpia e tyre.Gjyshja dhe xhaxhai nuk i lejojnë të futen në shtëpi jetimet, duke i sharë e ofenduar e duke i kërkuar të gjejnë shtëpi me qira. Gazetarja e “Stop” shkoi në atë kohë në shtëpinë e familjes Mullaymeri, ku nusja e xhaxhait, reagoi keq, kyci derën dhe nuk lejoi vajzën të dalë.Ndërsa xhaxhai i vajzave, na tregoi certifikatën e shtëpisë, duke pranuar, që legalizimin, e ka nisur vëllai i tij dhe tokën ende nuk e ka përfituar.Pas këtij transmetimi, vajzat tregojnë, se xhaxhai i la vetëm dy javë të qeta dhe më pas u kërkoi lekët për ujin dhe dritat, por ato nuk ia dhanë, pasi ai nuk i lejon lavatricen brenda. Avokati Arben Llangozi tregon veprat penale, me të cilat do përballet ky shtetas dhe gjithashtu të gjitha veprimet, që janë kryer.Vajzat iu drejtuan edhe drejtorisë vendore të policisë, ku kërkuan urdhër mbrojtjeje dhe më në fund gjykata ua dha urdhrin e mbrojtjes prej xhaxhait dhe bashkëshortes së tij.

Papa i sapozgjedhur Leo 14, është shprehur së fundi për martesën, duke njohur vetëm atë mes një burri dhe një gruaje. Ai ka përshëndetur dje 70 mijë persona, që shkuan në Vatikan, për jubileun e familjes.

Pasi u pajisën me urdhër mbrojtjeje nga xhaxhai dhe e shoqja, dy jetimet, Senada dhe Serena Mullaymeri shkuan në shtëpi, ku u përballën me dhunën psikologjike dhe fizike nga ana e gjyshes. E moshuara po u nxirrte jashtë lavatricen mbesave jetime, duke i sharë e kërcënuar, pse ato denoncuan.Në këto kushte, Senada u paraqit në komisariatin e policisë nr. 5, ku policët i thanë, se nuk mund të pajiset me urdhër mbrojtjeje nga gjyshja. Vajza pretendon, se nuk është lejuar të dalë nga ambientet e policisë, kur është ndjerë keq dhe ka filluar të qajë. Ajo shprehet, se punonjësi i policisë i ka bërtitur, duke bërë, që të ndërhyjë psikologu.Pasi u kryen veprimet në polici, gjyshja është filmuar duke nxjerrë sërish lavatricen jashtë në orën 3 të mëngjesit.Sot Senera dhe Senada iu drejtuan edhe njëherë gjykatës, për pajisjen me urdhër mbrojtjeje nga gjyshja.

Të Fundit