Jemi ndalur në Sarandë, pasi qytetari Ardit Cikuli,komshi me deputetin e Ballit Kombtar Artur Roshi, denoncon, se ky i fundit po tenton të përvetsojë një tokë shtet, ditën për diell e në sy të zyrtarëve të institucioneve.Toka ndodhet para hotelit të Cikulit dhe duhet bërë rrugë, pasi rruga për në shtëpinë e tij mungon dhe ai këtë të drejtë e ka fituar në gjykatë.Deputeti Roshi ka tentuar 5 herë të zaptojë këtë tokë e të ndërtojë aty.Përmes kameras së fshehtë, Stop sjell debatin e deputetit me specialistët e IKMT-së, dhe anëtari i parlamentit shprehet, se nuk do t’ia dijë e toka në fjalë do të bëhet e tija.Për gjithë këtë situatë flagrante policia e Sarandës, edhe pse konstaton paligjshmërinë e një ndërtimi pa leje, nuk mban proces-verbal konstatimi.Nga ana tjetër, bashkia e Sarandës, përmes Këshillit Bashkiak, po mundohet të favorizojnë deputetin, duke i dhënë një leje sikur do ndërtojë rrugën dhe me pas ta përvetësojë tokën-shtet.
Byroja e Kuvendit ka përjashtuar sot me 10 ditë nga punimet e parlamentit deputetin Ralf Gjoni. Ky i fundit në seancën e të enjtes së kaluar la mbi foltoren e kuvendit disa lëpirëse, duke thënë, se të tillë ishin shndërruar deputetët dhe ky parlament. Këto shprehje e ky akt, i kushtuan Ralfit 10 ditë pezullim nga aktiviteti kuvendor.
Orgest Miraka tregon, se në 6 maj 2020 rreth drekës ka qenë duke shoqëruar vëllain e tij të sëmurë bashkë me nusen nga spitali në shtëpi. Ai thotë, se ka kaluar 3 postblloqe policie me letrën e spitalit. Por në rrugën e Kavajës, një punonjës policie nuk e ka marrë parasysh këtë letër dhe i ka marrë lejen e qarkullimit të makinës me qira dhe patentën. E vetmja zgjidhje i ka mbetur komisioni.Gazetarja e Stop komunikoi me komisariatin e policisë rrugore për këtë situatë dhe Orgestit iu kërkua të dorëzontë dokumentacionin e spitalit dhe ankesën. Në datën 16 maj komisioni mori vendmi në favor të Orgest Mirakës, duke i kthyer dokumentet e blllokuara, patentën dhe lejen e qarkullimit.