Kamera e fshehtë e emisonit “Stop” sjell me zë dhe figurë, sesi përdoren pesticidet e ndaluara e të dëmshme për shëndetin në spërkatjen e fruta-perimeve, që konsumojmë cdo ditë.Në fshatin Xarrë të Bashkisë Konispol kemi shkuar në disa dyqane, që tregtojnë pesticide dhe tregtarët pohojnë, se shesin edhe produkte të ndaluara, që kanë dalë nga qarkullimi. Madje ata thonë, se këto produkte të ndaluara, i shesin nën dorë dhe vetëm për persona, tek të cilët kanë besim.Një ndër këto pesticide, që është ndaluar për qarkullim, është Ultracid, por tregtarët thonë, se mund ta shesin me emër tjetër.Si të mos mjaftonte kjo, ata shesin edhe pesticide të ndaluara, që përdoren për mishin e sallamin.
Në nisje të emisionit Klintoni u është drejtuar qytetarëve, duke i pyetur për njoftimin e kryeministrit, se të dielat do të jenë pa makina nga tetori 2020 deri në mars 2021. Më pas transmetohet një video e hedhjes së medikamenteve në lumin Erzen. Nuk është hera e parë, që emisioni “Stop” trajton një problem të tillë. Në brigjet e lumenjve hidhen ilace e mbetje spitalore të rrezikshme, duke u kthyer në rrezik real për shëndetin e të gjithëve e duke kontaminuar tokën e ujrat për shumë vite.
Në kuadër të festës së Fiter Bajramit “Stop” në bashkëpunim me Ambasadorët e Teknologjisë, kanë shpërndarë ndihma për familjet në nevojë në Tiranë dhe Gramsh.Vec pakove ushqimore, Rudina Kurti, përfaqësuese e Ambasadorëve të Teknologjisë,tregon, se në 3 dyqane u janë paguar borxhet, familjeve, që merrnin ushqime veresije.Po kështu familjes së Ndricim Hykës në Kashar Ambasadorët e Teknologjisë i kanë bërë dhomën e gjumit të fëmijëve.Nga ana tjetër, Albtelekom u ka ardhur në ndihmë 100 familjeve në Kamëz, për t’i siguruar ushqimet bazë në këtë kohë pandemie.