STOP – EMISIONI 19 (SEZONI 4) 27 shtator 2018 Lezhë, me probleme mendore dhe pa ilace i riu mbahet në paraburgim

Gjergj Gjeta, nga Lezha, tregon në “Stop” se ka një djalë 38 vjecar me probleme të shëndetit mendor.Ai thotë, se djali u largua nga shtëpia dhe u detyrua të njoftojë komisariatin. Por djalin e futën në paraburgim, duke e privuar nga ilacet.Shefi i komisariatit pretendon, se djali ka kundërshtuar punonjësit e policisë, pa marrë parasysh gjendjen e tij.Pas interesimit dhe këmbënguljes së emisionit “Stop” , u vendos që 38 vjecari të shtrohet në spitalin e burgut në Tiranë.

Punime pa cilësi, mbyllet “Dhora Leka”/Stop zgjidh problemin me OSHEE.

Ndonëse viti shkollor ka nisur prej javësh, kjo nuk mund të thuhet për shkollën “Dhora Leka” në zonën e ish-fushës së aviacionit.Nxënësit janë detyruar të shkojnë në shkollën “Ahmet Gashi” në Laprakë.Drejtoresha e “Dhora Leka” thotë, se janë vërejtuar probleme me dritaret dhe punimet elektrike, ndaj dhe sapo firma t’i riparojë shkolla do të bëhet funksionale.Nesmi Magjari nga Pogradeci, por me banim në Tiranë, pretendon se është faturuar padrejtësisht nga OSHEE për 2 vjet pas mbylljes së kontratës. Gazetarja e “Stop” takon Elton Sevranin, drejtor i divizionit tregtar dhe pas verifikimeve, ai pohon se është bërë një gabim dhe tashmë Nesmi Magjari është cliruar nga detyrimi rreth një milionë lekë të vjetra.

Njësitë bashkiake 1 dhe 2 pa “Aleat”, banorët “emigrojnë “ për pasaporta.

Cdo njësi bashkiake pranë zyrave të gjendjes civile ka dhe një zyrë të firmës “Aleat” për aplikime për karta identiteti e pasaporta.Po kjo nuk ndodh në njësitë numër 1 dhe 2.Banorët e njësisë numër 1 shkojnë për shërbime në njësinë numër 3, ndërsa ata të njësisë 2 shkojnë te njësia 5.Moisi Cala, specialist i koordinimit të njësive administrative, thotë, se situata ka ardhur për mungesë ambientesh, por sipas tij, do të ketë shumë shpejt një zgjidhje për banorët e njësive, ku mungojnë këto shërbime.

 

Të Fundit