Një mësuese nga Gramshi tregon, se ka mbaruar shkollën për drejtim, që në vitin 2015, me një diplomë ekuivalente me diplomën e Shkollës së Drejtorëve. Por ajo thotë, se asnjëherë nuk i është dhënë mundësia, që të hyjë në konkurs për drejtor shkolle, pasi vendet nuk hapen e ZVA i cakton drejtorët të komanduar.Ministrja e Arsimit së fundmi ka deklaruar, se përparësi në drejtimin e shkollave, duhet të kenë mësuesit me diplomë për drejtim. Kjo do të thotë, se të gjitha ZVA-të duhet të hapin konkurset, për të bërë të mundur emërimin e drejtuesve me arsimin e nevojshëm.Por në ZVA-në e Gramshit vihen në detyrë persona të komanduar, duke mos hapur konkurset.Ne e pyetëm drejtorin e ZVA-së Gramsh, Andrea Bezati, se sa drejtorë në 14 shkollat, që ka në menaxhim në Gramsh, janë futur me konkurs dhe sa të komanduar. Por ai shmanget, duke shpikur një takim në Ministri.Ne ndalemi në një rast konkret në Kodovjat, ku drejtoresha është e komanduar, por për këtë rast drejtori i ZVA-së thotë, se ka hapur konkurs. Sipas tij, nuk ka patur kandidatë.Vetë drejtoresha e shkollës Kodovjat nuk përgjigjet, sesi e fitoi vendin e punës.
Një grup agjentësh të policisë në Korenë e Jugut po përdorin trupat e tyre te “jashtezakonshem” për të krijuar një kalendar, të ardhurat e të cilit do të shkojnë për të mbështetur fëmijët viktima të abuzimeve. Imazhet kanë shkaktuar një interes të madh në rrjetet sociale, duke nxjerrë në pah jo vetëm formën e shkëlqyer fizike të agjentëve, por edhe angazhimin e tyre të thellë për komunitetin. Kalendari do të jetë i disponueshëm për shitje nga 1 tetor 2024.
Pak ditë më parë transmetuam një denoncim në Cakran, sipas të cilit, mjeku i përgjithshëm i familjes, Ylli Mucelli, punonjës i qëndrës shëndetësore, në orarin e punës, kryen vizita të ndryshme, eko, për organe të brendshme, në një ambient të përshtatur si klinikë, përbri qendrës shëndetësore.Qytetarja u ankua për dhimbje veshkash dhe mjeku Mucelli, le qendrën shëndetsore dhe i bëri ekon, duke i dhënë edhe recetë, pasi e nxorri me infeksion veshke. Mjeku nuk është fare i specializuar për këtë dhe në një vizitë në Tiranë, qytetarja rezultoi pa asnjë problem me veshkat.Drejtori i qendrës shëndetsore Cakran, Tonin Xhelaj, refuzoi të japë shpjegime. Qytetarë të ndryshëm kanë komentuar të tjera problematika për këtë cështje e këtë mjek. Brunilda Shiroka, mjeke, shprehet, se duke bërë një punë, që nuk i takon, mjeku shkakton pasoja serioze në shëndet.Rovena Kolici, sekretare e UM Fier, thotë, se kjo strukturë i është drejtuar prokurorisë për rastin e transmetuar.Gylsen Zhllima, avokat, kërkon ashpërsim të Kodit Penal për mjekët, që neglizhojnë.