Do të trajtojmë sot procedurat e tenderimit dhe si aplikohen ato në institucionet shqiptare.Eksperti i ekonomise Vjoldi Danaj, trego, se anulimi i procedurës së tenderit, fituesit e paracaktuar dhe fondi i njejtë me fondin limit, janë disa nga dukuritë, që implikojnë rregullsinë e tenderave.Jemi ndalur në tenderat e Universitetit të Mjeksisë, me tenderin e rikonstruksionit të sallave të rektoratit dhe catisë së universitetit, të cilin e ka fituar kompania me ofertën ekonomike shume afër fondit limit, pavarësisht, se një operator tjetër, kishte ofertë më të ulët. Tenderi tjetër për furnizim dhe vendosjen e kondicionerëve është fituar nga nje operator me zyra në Gjirokastër dhe me ofertë ekonomike shumë pranë fondit limit.Ndërkohë 4 operatorët e tjerë me oferta më të mira janë skualifikuar me klecka të sajuara.
Disa herë kemi trajtuar problemin e rrëshqitjes në rrugën e Qafë Thanës, duke e ngritur cështjen edhe në nivel zyrtar.Mbrëmjen e djeshme një tjetër aksident rrugor u regjistrua, me pasojë plagosjen e tre personave.Në aksident u përfshi një autobus me nxënës, që po kthehej nga Ohri. Në aksin Librazhd-Elbasan, drejtuesi i autobusit humbi kontrollin dhe doli nga rruga, duke u përplasur me barrierat mbrojtëse. Mbrëmjen e djeshme kamera e fshehtë e emisionit “Stop” tregoi me zë dhe figurë, sesi përgjegjësi i Drejtorisë së Përgjithshme të Objekteve Publike pranë Bashkisë Tiranë, Erjon Buçuku merrte ryshfet, për të siguruar një vend pune. Shuma e paguar ishte 1 milionë lekë për një vend pune roje shkolle në shkollën 9-vjeçare “Ardian Klosi”. Pas disa ditësh, që Erjon Buçuku futi në punë agjentin tonë si roje shkolle, ai na telefonoi sërish për të na njoftuar, se po lirohej një vend pune tek shkolla “Mihal Grameno” për sanitare. Këtë herë duhej paguar 1.5 milionë lekë, pasi sanitaret e kanë rrogën më të lartë.Ndërkohë pas transmetimit tonë policia e Tiranës ka ndaluar zyrtarin Erjon Bucuku. Ndaj tij rëndojë akuzat e korrupsionit pasiv dhe shëprdorimit të detyrës.Materialet u referuan në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.
Në 19 prill transmetuam disa problematika, që lidhen më bashkinë e Kucovës. Një banor i Kucovës na tregoi, se kur një i afërmi i tij ndërroi jetë, ai kuptoi, se taksat prej 21 000 lekësh dhë shërbimet, i pagoi tek firma private “Pienvis shpk” Krahas kësaj shume, qytetari u detyrua të paguajë edhe 20 mijë lekë taksë bashkie për mirëmbajtjen e varrezave. Si të mos mjaftonte abuzimi me këtë tender, që u rëndon financave të qytetarëve, Bashkia e Kucovës, një vit pasi dha tenderin, miratoi një tjetër taksë me vendim të Këshillit Bashkiak, për mirëmbajtjen e varrezave. Sipas informacioneve të mbërritura në redaksinë e “Stop”, në Bashkinë e Kucovës shpesh janë organizuar tendera për kujdesin dhe menaxhimin e qenve endacake të qytetit, shërbim, që prej vitesh i është dhënë privatit.Por rezultoi, se ky tender ishte bërë fiktiv.Qyteti gëlon nga qentë endacakë, që janë kthyer edhe në rrezik për qytetarët.Gazetari i “Stop”gjeti vendin, ku duhet të trajtoheshin qentë endacakë, sipas dokumenteve të tenderit. Por në ambientin e caktuar, në fshatin Gorre të Kucovës, nuk kishte asnjë qen dhe asnjë kusht për trajtimin e qenve.Gazetari bisedoi edhe me personin, të cilit i kanë marrë ambientin me qira.Ai përforcoi faktin, se nuk ka pasur kurrë qen në këtë ambient.Kryetari i bashkisë, Kreshnik Hajdari iu shmang shpjegimeve, e më pas tha, se nuk është në dijeni të këtij tenderi.”Stop” ka mësuar, se për të dy këto ratse, varrezat dhe tenderin e qenve endacakë, Prokuroria e Beratit ka regjistruar procedim për vepër penale.