Jemi në Elbasan në lagjen “Çlirimi” për një problem të zonjës Olimbi Çipi, e cila prej 20 vitesh jeton në Itali. Në vitin 2011 Olimbia mbylli matësin dhe kontratën e energjisë elektrike, por pas disa vitesh, zbulon, se ishte debitore me 1 milionë lekë të vjetra për taksën e shërbimit. Në Oshee-në e Elbasanit i thonë, se është në rregull me letra, por në sistem rezulton debitore.Olimbia thotë, se e bëjnë dhe fajtore, duke i thënë, se pasi bëri të gjithë procedurën, duhet të kishte verifikuar, nëse ishte mbyllur kontrata. Nga Elbasani zonja shkoi në Tiranë, ku nuk e priti njeri.Pas Olimbisë, me rastin e saj, merret gazetarja e “Stop”,e cila mori premtimin, se debia e zonjës, do të zerohet.
Në fund të shkurtit të këtij viti transmetuam rastin e të riut 18 vjecar Nino Buda, i cili jetonte më gjyshërit dhe ishte i paralizuar. Për shkak se të moshuarit nuk kujdeseshin dot për të, ne e sistemuam në qendrën rezidenciale në Durrës. Sot drejtoresha e këtij institucioni, Mimoza Xhengo, na tregon, se në fillim Nino hasi vështirësi, për t’u ambientuar. Por tani ai ha, lëviz e merr ashensorin në mënyrë të pavaruar. Klinika dentare “Visident”në Durrës i rregulloi edhe dhëmbët dhe Nino shprehet i kënaqur me jetesën e re.Nga ana tjetër, në llogarinë bankare, të hapur nga gjyshërit, vijojnë të vijnë kontribute për 18 vjecarin.Këtë radhë Fatjon Zhllima bashkë me cunat e Londrës i dërguan 100 paund dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë cdo muaj për një vit ose edhe më shumë.
Një vic ka zënë gjithë sediljen e pasme dhe po transportohet nga një qytetar në Gjakovë të Kosovës. Episodi është filmuar nga banorë të zonës, të cilët janë habitur me aktin e pazakontë.