Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” tregon me zë dhe figurë, sesi punonjësi i Drejtorisë së Përgjithshme të Objekteve Publike pranë Bashkisë Tiranë, Erjon Buçuku merr ryshfet, për të siguruar një vend pune. Shuma e paguar është 1 milionë lekë për një vend pune roje shkolle në shkollën 9-vjeçare “Ardian Klosi”. Pasi i japim 1 milionë lekë fillojnë proçedurat e punësimit, ku dorëzojmë edhe disa dokumente. Të nesërmen marrim edhe urdhrin e punës, ku agjenti ynë emërohet roje pranë shkollës “Ardian Klosi”.Para se të fillojmë punën bëjmë takim me drejtoreshën e shkollës, e cila na tregon detyrat, ku më e rëndësishmja është të mos lejojë asnjë gazetar apo punonjës të medias, madje ata duhen shmangur duke i thënë, se Drejtoresha është në mbledhje, ose nuk është këtu.
Një akullore ka hyrë në librin e rekordeve Gines, pasi kushton plot 6211 euro një kupë. Akullorja është realizuar nga një kompani japoneze dhe është dashur një vit e gjysmë për ta realizuar. Arsyeja e kostos së lartë vjen nga përdorimi i ingredientëve të rrallë, tartufi i bardhë i agimit, parmigiano reggiano, sakeja kasu, si edhe një fletë ari e tretshme.Kryeministri Rama ishte dje në Dibër në turin e tij të falenderimeve paszgjedhore, ku zgjodhi sërish t’i bjerë dajres si në fushatë elektorale.
Pas disa ditësh, që Erjon Buçuku futi në punë agjentin tonë si roje shkolle, ai na telefonon sërish për të na njoftuar, se po lirohet një vend pune tek shkolla “Mihal Grameno” për sanitare. Këtë herë duhet paguar 1.5 milionë lekë, pasi sanitaret e kanë rrogën më të lartë. Madje, sipas tij, në këtë histori nuk është vetëm, por me të tjerë.