Stop -EMISIONI 187 (SEZONI 4) 21 maj 2019- Masakra/ Subjekti privat grryen shtratin e Erzenit, gjobitet me 20 milionë lekë.

Në mars të vitit 2019 emisioni “Stop” transmetoi rastin e “Gurores Kurti”, e cila gërryente shtratin e lumit Erzen, duke shkaktuar një masakër në mjedis.Sot, pas dy muajsh, asgjë nuk ka ndryshuar dhe gurorja vijon punën e qetë.Grupi i xhirimit të “Stop”, gjeti në punë eksavatoristin dhe kamionistin e gurores së Lufti Kurtit.Por ky i fundit, urdhëron punëtorët, që të vazhdojnë punën. Gazetarja i drejtohet Komisariatit nr. 6 dhe inspektori i zonës, Isa Ahmeti, thotë,se po interesohet në Inspektoriatin e Mjedisit, nëse subjekti ka leje, apo jo.Më pas gazetarja shkon në Agjensinë Kombëtare të Mjedisit dhe Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit, të cilët pas verifikimeve, shkojnë në terren dhe gjobisin subjektin në fjalë me 20 milionë lekë të vjetra.
Grabitje qytetaresh nga Rinasi ne organet e drejtesise

Ditën e djeshme ranë në pranga dy punonjës të ngarkim-shkarkimit në aeroportin e Rinasit, pas denoncimeve të disa qytetarëve, që u mungonin para e sende personale nga valixhet.Edhe në “Stop” kanë ardhur ankesa në këtë drejtim.Pak ditë më parë, emisioni “Stop” transmetoi denoncimin e qytetarit Ergis Zenelak nga Korca, të cilit OPGJ-ja Edion Stena, i kishte vjedhur një celular samsung.Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ndaloi oficerin e Policisë dhe tashmë 39 vjecari do të përballet me dy akuza: “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “falsifikim i formularëve”.Po kështu Drejtoria Vendore e Policisë Korçë e pezulloi OPGJ-ne Stena dhe nisi menjëherë ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë të detyrës.

Kamera e fshehtë/ 15 mijë lekë një pjesë makine në pikën e bllokimit.


Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” tregon, sesi grabiten automjetet e bllokuara të qytetarëve në pikën e grumbullimit në Vaqarr-Arbanë.Në negociatë me rojën e objektit, një i ri arrin të marrë një pajisje, që i duhej për makinën e tij, duke i paguar atij nën dorë 15 mijë lekë të vjetra. Automjetet e shumë qytetarëve pësojnë këtë fat, pasi kanë përfunduar në pikën e grumbullimit, për shkak të kundravajtjeve të ndryshme.

Të Fundit