STOP-EMISIONI 186(Sezoni 10) 22 Maj 2025-4 vjet sorollatje per nje certifikate pronesie, cfare ndodhi ne 24 ore

Jemi në Durrës, ku qytetari Ylli Shahini tregon, se ka 4 vjet, që aplikon në Kadastrën e këtij qyteti, për të marrë një certifikatë pronësie dhe nuk po ia del. Në vitin 2009, në objektin, që kishte në pronësi, bën një shtesë pa leje, dhe në 2021-shin merr leje legalizimi. Në maj 2021 shkon tek notere Brunilda Zalla Çeka dhe bën aplikimin e parë, që mbeti një vit pa përgjigjie. Prej vitesh i kërkuan një sërë dokumentash, të cilat Ylli i plotësoi me durim. Në nëntor të vitit 2024, aplikoi sërish, por sërish nuk gjeti zgjidhje. Ai thotë, se bashkë me noteren ka aplikuar 8 herë në 4 vjet, por pa rezultat. Gazetarja e “Stop” komunikon për këtë problem me Drejtorin e ASHK-së Durrës, Elvis Pengili, i cili sapo njihet me problematikën, i kërkon gazetares të dhënat e aplikimit të fundit. Për 24 orë Ylli Shahini u pajis me certifikatën e pronësië, për të cilën endej prej 4 vjetësh.

Një video, e filmuar në një zyrë, tregon, se cfarë ndodh në kohën e pushimit. Administratori ka vënë një muzikë në sfond dhe të gjithë përfshihen në një kërcim, që i ndihmon të rimarrin aktivitetin e punës.Një shqiptar, që ka mbaruar kohën e burgimit në Francë, i bën apel ambasadës sonë, ta ndihmojë me lejen e kalimit, për t’u kthyer në Shqipëri, konform të gjitha rregullave.

Marsela Fusha nga Berati, është nënë e 3 fëmijëve, babai i të cilëve nuk e ka njohur atësinë dhe ata kanë përfituar statusin e jetimit. Fëmija i madh i saj trajtohet edhe me kemp. Së fundmi Marsela thotë, se i është ndërprerë pagesa e statusit të jetimit, pasi djali ka kemp dhe nuk i takojnë të dyja. Si të mos mjaftonte kjo, në mënyrë, që të kthehet pagesa e dhënë, i kanë ndërprerë edhe fëmijës së dytë pagesën e statusit të jetimit. Sot Marselës i kanë hequr 2 pagesat e statusit të jetimit, duke ia vështirësuar edhe mbijetesën.Në Drejtorinë e Shërbimit social, drejtoresha na thotë, që ky institucion ia ka dhënë statusin, por është përgjegjësi e Administratorit Shoqëror të Bashkisë, që të veprojë.Drejtori i Shërbimit Social në bashkinë e Beratit, Piro Xheblati, u vu në kontakt me personat përgjegjës dhe tha, se fëmijës i takon pagesa dhe nuk do të ketë asnjë ndërprerje.

Të Fundit