STOP – EMISIONI 187 (SEZONI 3) 22 maj 2018 Avokatja humb gjyqin e mashtron qytetaren: Kam çuar letrat në hipotekë.

Urani Dhima nga Lushnja, tregon në “Stop”,sesi u mashtrua nga avokatja Alma Bala, të cilën e pajtoi për një problem pronësie.Urania e ka paguar Almën dhe kjo e fundit ka humbur gjyqin në shkallën e parë dhe në Apel, por zonjës Dhima i thotë, se gjyqi është fituar dhe tani letrat janë në hipotekë për certifikatë pronësie.E pytur nga gazetarja e emisionit, Alma Bala pranon, se gjyqet janë humbur. Juristja e hipotekës, Elfrida Bilbili, deklaron, se nuk ka asnjë aplikim në emër të zonjës Urani Dhima, apo përfaqësueses së saj ligjore.

Tërmeti tund sërish Tepelenën: Rama të rrojë sa malet!

Kryeministri Rama u ndal sot në Tepelenë, në atë që e ka quajtur “turi i llogaridhënies”.Rama bëri humor me kryebashkiakun Tërmet Peci, duke kujtuar sloganin e fushatës së tij “Tërmeti e vetmja rrugë për Tepelenën”.Ndërsa ky i fundi ia shpërbleu, duke e i uruar të rrojë sa malet…?!

(Pa)siguria ushqimore, produkte të skaduara e jashtë kushteve.

Emisioni “Stop” iu rikthye problemit të sigurisë ushqimore. Përmes një vëzhgimi të kamerave të fshehta rezultoi se thuajse të gjitha supermarketet mbajnë produkte jashtë standardeve. Produkte si kosi apo vezët gjenden jashtë afatit të skandencës ose pa barcode.

Supermarketi 1

Qytetarja – Vajza, më fal! Këto vezët që janë këtuuu…?

Punonjësja – Me 10 lekë.

Qytetarja – Me 10 lekë janë, poo… apo s’ka të hapura në frigorifer?

Punonjësja – Jo, vetëm këto janë të hapura.

Qytetarja – Po pse s’janë në frigorifer ato?

Supermarketi 3

Qytetarja – Këto produktet, që thonë për t’u mbajt në frigorifer, ka ndonjë problem qëëë..?

Punonjësja – Jo! Përderisa, ne i kemi vendos aty…

Qytetarja – Se për shembull ne që i marrim këto për fëmijë të vegjël, i bëjmë me supë orizi, i marrim me një çikë merak, ose vezët për shembull, apo thuaj varet nga veza? Se qumështin, po e po.

Supermarket 5

Qytetarja – Vajza unë këtë e mora, por shiko një çikë tani, se mua më bëri shumë përshtypje kjo pjesa këtu. E pashë edhe për datë skadence, nuk kishte. Unë i mora gjithsesi, po…

Punonjësja – I more ti, po… do shohim, si do kalojnë sepse s’kanë barcode.

Qytetarja – Pashë dhe këtë të skadencës, sepse s’kishte as datë dhe asnjë gjë.

Punonjësja – I kanë hequr klientët paketimin se kjo ka barcode-in e vet dhe atë të skadencës.

Qytetarja – Po të gjitha? Se të gjitha njëlloj ishin, paaa…

Punonjësja – Po të gjitha janë të hequra, po!

Supermarketi 6

Qytetarja – Vajza qenka thy kjo veza. Sa janë këto vezët?

Punonjësja – Këto, me 60.

Qytetarja – Se këto vezët tani, me këtë kohën, na helmojnë naaa…

Punonjësja – E di, të gjitha ashtu. Të gjitha po të rrinë jashtë frigoriferit të helmojnë, se është vapë.

Qytetarja – Po pse i mbani jashtë atëherë?

Punonjësja – Këtu më kanë thënë që t’i lë, këtu i kam lënë.

Qytetarja – Po këto ëmbëlsirat?

Punonjësja – Këto, në fakt duhen në frigorifer!

Qytetarja – Ngaqë nuk janë në frigorifer dhe kam hallin, se…

Punonjësja – Ato, që rrijnë jashtë frigoriferit, të them të drejtën, nuk i ha fare.

Qytetarja – Ti?

Punonjësja – Jo!

Qytetarja – Se për shembull janë gjithë këto produkte, që duhet të rrinë në frigorifer dhe i gjej jashtë.

Punonjësja – Eh..! Unë, në fakt jam e re dhe atyre u kam thënë, që kështu klientët thonë dhe për vezët, që duhet të rrinë brenda, po thonë, që nuk ja.., po t’i lemë atje, i duan këtu, këtu nuk i nxe edhe i kanë lënë këtu.

Supermarketi 7

Qytetarja – Vajza nga këto kosat e frutave, që janë jashtë janë me ofertë? Sa kohë ka që janë kështu?

Punonjësja – Po kaaa.., dje i kemi vënë, mbrëmë, mbasdite, kur erdhën.

Qytetarja – Po kjo margarina, është me ofertë, që është jashtë?

Punonjësja – Po, goca!

Qytetarja – Kam hallin pse janë jashtë, prandaj po të pyes.

Punonjësja – Pse në marketet e tjera, nuk i ke parë jashtë apo s’ke qenë?

Qytetarja – S’kam qenë se s’është se rri ktej, prandaj.

Supermarketi 8

Qytetarja – Si je? Këto kosat e frutave këtu, janë me ofertë?

Punonjësja – Po, ja ku e ke të vendosur çmimin aty.

Qytetarja – Po ngaqë janë të vendosur jashtë frigoriferit, prandaj.

Supermarketi 9

Qytetarja – Vajza, këto kosat e frutave, pse janë jashtë, a janë me ofertë?

Punonjësja – Në ofertë, 100 lekë janë.

Qytetarja – Ngaqë janë jashtë këto, si ka mundësi?!

Punonjësja – S’kemi ku i mbajmë, ja ku i ke, kjo pjesa këtu i mban të freskëta.

Supermarketi 11

Qytetarja – Kjo është e datës 17.05.2018 data sot është 16, ndërsa kjo është 15.05.2018.

Punonjësja – Sa është data sot?

Qytetarja – 16!

Punonjësja – 16 është data sot?

Qytetarja – Sepse unë e pashë, para se të ta sillja, ja ku e ke ja, 16 është data sot.

Punonjësja – Mirë që më the të iki t’i heq!

Këto janë produktet që ne konsumojmë përditë…

 

Të Fundit