STOP-EMISIONI 183(Sezoni 10) 19 Maj 2025-I vdekuri ngrihet prej 6 vjetesh nga varri e merr pensionin, ngjarja e rralle.

Jemi ndalur në Maminas me zonjën Flora Hidri, e cila tregon, se në vitin 2019 bashkshorti i saj ka ndërruar jetë. I vëllai i Florës shpjegon, se 6 vjet pas kësaj humbjeje të kunatit, Hamdi Hidrit, konstatoi, se i ndjeri nuk ishte cregjistruar. Mendohej, që kjo procedurë ishte bërë nga nipi i Hamdiut, Fatmir Lika, i cili ndoqi të gjithë procesin e varrimit dhe pensioni i të ndjerit, rreth 20 milionë lekë të vjetra, është tërhequr. Kjo gjë u konstatua, e veja kërkoi të bënte procedurën për pension familjar.Ne u ndalëm në postën numër 22 në Tiranë, ku është bërë tërheqja e pensionit, por përgjegjësja e zyrës, refuzoi të jepte informacion, duke thënë, se pensioni ishte tërhequr me prokurë të rregullt.Ne siguruam prokurat e paraqituara dhe ua vumë përballë notereve, që kishin firmosur, por të dyja ato thanë, se prokurat ishin të falsifikuara.Rama në gjurmët e 68 vjecarit Rexhep Zhegu, i cili prej 6 vjetësh tërheq pensionin e të ndjerit Hamdi Hidri.Zhegu tha, se e ka marrë pensionin dhe ia ka dhënë nipit të të ndjerit, Fatmir Lika. Të dy përgjegjësit e këtij mashtrimi dhe vjedhjeje, u denoncuan në Krimin Ekonomik dhe u shoqëruan në polici.

Pas video së prezantuar para disa ditësh, ku liderët europianë shfaqeshin si fëmijë, përmes inteligjencës artificiale, në Tiranë, një tjetër krijim digjital po bën xhiron e rrjetit. Në të shfaqet presidenti amerikan Donald Trump në rolin e një rockeri, duke kënduar e perfomuar në skenë.

Rreth dy javë me parë trasmetuam një rast mashtrimi nga ana e shtetases Viola Sterjo. Në vitin 2022 Gjykata e Korcës lëshoi urdhër-arresti për Viola Sterjon, pasi u provua, se ajo kishte përvetsuar 250 mijë euro nga 3 persona nga Korca dhe Pogradeci. Por po e njejta gjykatë, më vonë e liroi atë. Pas lirimit, Sterjo rinisi mashtrimet.Një qytetar tregoi, se dy vjet më parë, do të ndahej nga e shoqja dhe duhet të hapte proces divorci. Viola i tha, se do ta ndihmonte, se ishte avokate.Për procesin e divorcit, denoncuesit i duhej edhe një akt mjeko-ligjor për gjendjen psikologjike të vajzes, ndaj denoncuesi, sipas këshillës së Violës, e coi vajzën në një klinikë private. Viola i mori zotërisë 70 mijë lekë të reja për vlerësimin mjeksor, 45 mijë për gjykatën dhe 60 mijë lekë borxh.Viola nuk u mjaftua me kaq. Ajo përdori edhe një skemë, duke premtuar, t’i mbyllte kredinë e keqe e ta fuste në punë në IKMT, me 50 mijë euro.Ne u interesuam në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, ku në emër të zotërisë, nuk ishte hapur asnjë proces divorci.Po kështu në klinikën private, nuk ishte bërë asnjë raport mjeksor për vajzën e denoncuesit.Të gjitha paratë i kishte marrë Viola Sterjo, duke u rikthyer në atë, që di të bëjë më mirë, të mashtrojë njerëz në nevojë.Pas këtij publikimi, krimi ekonomik nisi procedimin në gjendje të lirë për Sterjon, ndërsa ajo vetë i ktheu qytetarit shumën, që i kishte marrë për procesin e divorcit.

Të Fundit