Disa ditë më parë qytetarja B.L denoncoi në “Stop” shtetasin nga Ksamili Agron Lile, pasi ky i fundit i ka zaptuar shtëpinë. Zonja tha, se i ati, që punon e jeton në emigracion, i ka blerë një shtëpi në Ksamil 25 metra katrorë godinë një-katëshe dhe truall.Prona u ble në një ankand bankar, pasi Agron Lile, që e kishte lënë kolateral, nuk e kishte paguar.Sot zonja disponon certifikatën e pronësisë, por nuk e gëzon dot asnjë ditë pronën e saj, pasi ish-pronari ka ndërruar bravat, duke lënë dhe një qytetar brenda me qira.Cështja ka shkuar në prokurorinë e Sarandës, por prokurorja Valbona Maja ka dalë me vendimin e mosfillimit të hetimeve, edhe pse i akuzuari ka kryer vetëgjyqësi, mosdeklarim të ardhurash dhe falsifikim dokumentash.IMT Sarandë ka konstatuar ndërtim pa leje në objekt, por nuk ka ndërhyrë, pas vendimit të prokurores. Ish pronari përdor si alibi dy ndërtime pa leje, që i ka bërë objektit vite më parë, të cilat i ka deklaruar tek Aluizni, por nuk ka marrë përgjigje.Ai madje ka tentuar, t’ia shesë 30 mijë euro zonjës, shtesat pa leje e pa titull pronësie.Vetë ish-pronari Agron Lile pranon, që e ka zaptuar me vetgjyqësi pronën e zonjës B.L, duke përmendur sërish shtesat, që ka bërë. Meqë policia dhe prokuroria nuk i dhanë zgjidhje për 4 vjet këtij absurditeti, në ndoqëm një strategji tjetër ligjore, për të bërë të mundur në bashkëpunim me Kadastrën Sarandë, të skualifikimit të dy shtesave pa leje, të vetëdeklaruara për legalizim.
Tirana sot u paralizua, për shkak të mbërritjes së delegacioneve europiane për samitin e nesërm, që mbahet në sheshin Skënderbej në Tiranë. Shkollat dhe administrata u lanë pushim për shkak të rrugëve të bllokuara.Duket se ëndrra e shqiptarëve, për të hyrë në Europë, u bë realitet në kah të kundërt, pasi e gjithë Europa zbarkoi në Tiranë.
Banorët e njësisë numër 1 në Tiranë tregojnë, se kanë 30 vjet aty dhe jetojnë si në mesjetë. Rruga, sipas tyre, rezulton e shtruar në letra, por në të vërtetë i vetmi asfalt, është ai i unazës së madhe, që kalon 100 metra më larg. Administratorja e njësisë numër 1 Trëndelina Jaku, pas interesimit tonë, thotë, se jemi adresuar gabim, pasi punimet po bëhen nga ARRSH dhe ajo nuk ka, se nga ta dijë, se deri ku do të shkojë rruga.Ndërkohë nga Drejtoria e Përgjithshme e rrugëve dhe ndricimit publik në Bashkinë e Tiranës, na thuhet, që kjo rrugë nuk figuron e shtruar dhe për të projektuar planin, fillimisht banorët duhet të cojnë një kërkesë në njësi, që më pas të përcillet në bashki dhe të vlerësohet nga drejtoria përkatëse, e shoqëruar me një plan të mirëfilltë.