Në mënyrë të përsëritur transmetohet një lajm për hedhjen e qëllimshme të vajit në rrugën e Prrenjasit.Edhe në redaksinë tonë kanë ardhur ankesa të shumta, për një ngjarje që ndodh në aksin rrugor nga pengu Oil drejt Qafë Thanës. Qytetarët thonë, se në këtë rrugë hidhet vaj, duke rrezikouar jetën e tyre.Pretendimet e qytetarëve lidhen me punonjësit e serviseve dhe karrotrecëve, të cilët, sipas denoncuesve, e hedhin vajin me qëllime përfitimi, që të dëmtohen makinat dhe t’i rregullojnë aty.Me kamera të fshehtë ne takojmë zotërinë e servisit, i cili bën Pazar, për ta cuar makinën në Tiranë dhe më pas sugjeron, që makina ta rregullohet aty. Në rradhë ishin edhe makina të tjera, që kishin rrëshkitur në rrugë dhe kishin ndaluar në servis.Qytetarët shprehen, se i janë drejtuar punonjësve të policisë, por askush nuk mban përgjegjësi. Ne u drejtuam në stacionin e policisë Përrenjas, ku biseduam me komandantin Emin Spaholli. Ky i fundit thotë, se kanë shkuar në vendin e pretenduar për hedhje vaji, por nuk kanë gjetur gjurmë vaji dhe kanë pastruar rrugën. Edhe pse thotë se ka dëgjuar nga kolegët se aty hidhet vaj, përsëri nuk është ndjekur cështja. Në fund kur kryepolici mendon, se e ka mbyllur telefonin, dëgjohet të ofendojë gazetarët me fjalor rruge.
Një pjesë e dokumentarit shqiptar, të realizuar nga aktori me origjinë shqiptare, Jim Belushi, është publikuar në youtube. Në dy minuta të publikuara është momenti i takimit të Belushit me kryeministrin Rama në zyrën e tij, gjatë vizitës në tetor të vitit të kaluar.Jim shfaqet me kryeministrin shqiptar, kushëririn e tij Chris dhe konsulentin e kanabisit Jeremy Corrao. Rama pyet, se pse Jim nuk flet shqip dhe pjesë e bisedës dhe humorit të tyre, është edhe kërkesa për një grua shqiptare për aktorin e njohur.
Para disa ditësh transemtuam rastin e të riut Jani Rustemi, i cili u arrestua me 12 prill nga Komisariati nr 2, për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atleteve. Jani ka qëndruar në dhomat e paraburgimit dhe pas 72 orëve iu dha masa e arrestit. E ëma, Pranvera Rustemi, tregoi, se në 29 prill i shkuan 2 policë civilë në shtëpi, të cilët i thanë, se djali ishte shtruar në QSUT për një ftohje. Por Pranvera tha, se në spital ajo pa, se djali ishte në gjendje kome, pasi sipas saj, i kishin dhënë metadon. Familjarët kanë bërë denoncim në Komisariatin numër 3 për mjekim të pakujdesshëm.Për këtë rast, pyetëm Drejtorin e Policisë Tiranë, Tonin Vocaj, i cili deklaroi, se pretendimet e familjarëve do të ndiqen me seriozitet dhe për mjekun do të vendosë mjeksia ligjore.Pas transmetimit të emisionit “Stop”, titullari i policisë Tonin Vocaj, urdhëroi, që përdoruesit e metadonit, të mos arrestohen.