STOP – EMISIONI 18 (SEZONI 2)

Vlorë, e moshuara e regjistruar si mashkull nga gjendja civile.
Kur shoqëria civile ka paralajmëruar një protestë të shtunën kundër ligjit të importit të mbetjeve, del në dritë një dokument i qeverisë Rama i gushtit të këtij viti. Një muaj më parë ekzekutivi mendonte, se importi i i mbetjeve do të linte në vend miliona kg mbetje. Më pas emisioni “Stop” udhëton në Vlorë, për një ankesë të zonjës Merfa Ibrahimi. Në zyrën e gjendjes civile e kanë regjistruar si mashkull. Në përpjekje për të kuptuar, se cfarë ka ndodhur, edhe shumë qytetarë të tjerë denoncuan ndryshimin e gjeneraliteve.

Skandali, sa paguhen prokurorët kur qytetari “ka hall”
Në rrjetën e kamerës së fshehtë është prokurori Ardian Braho, i cili përmes oficerit gjyqësor me emrin Fatos merr plot 18 mijë euro nga një qytetar. “Halli” i vetëm i qytetarit është, se i janë bllokuar paratë, një shumë e konsiderueshme. Nga biseda e qytetarit “hallexhi” kuptohet se paratë e tij janë të rregullta, pasi në të kundërt, sic shprehet zyrtari i akuzës “paratë do i kish marrë shteti”. Në pjesën e fundit të kameras kuptohet, se paratë shkojnë për prokurorin, pasi oficeri i kërkon qytetarit “një kafe” edhe për të.

Gropa e pafat në ish-Kënetën e Durrësit.
Zona e ish-Kënetës në Durrës në fakt është kthyer në kënetë. “Stop” kishte pasqyruar muaj më parë problemin e bashkëjetesës së banorëve me gjallesa të ndryshme, bashkë me premtimin e kryebashkiakut Dako për ndërhyrje. Edhe pse në muajin qershor, zjarrëfikësit thithën ujin me pompa, sot situata është sërish në pikë të hallit.

Të Fundit