STOP-EMISIONI 179(Sezoni 8) 10 Maj 2023-Prej disa vitesh me prone te blere, i shfaqet bleresi tjeter me polici.

Jemi në rrugën “Todi Shkurti” në Tiranë.Loli Beqiraj tregon, se në vitin 2012 i ka blerë një ambjent firmës “2Al shpk”, me administrator Artan Sherifin. Zonja thotë se ka një kontratë shitblerje, një deklaratë noteriale dhe hartat treguese. Gjithë këto vite e ka pasur në përdorim pronën, pasi ka zhvilluar edhe biznes aty, bilardo dhe më pas eurolloto. Ajo thotë, se gabimi vetëm, që ka bërë ka qenë, që nuk e ka regjistruar këtë kontratë në kadastër. Në vitin 2017, policia ka ardhur në ambjentet e llotos dhe ka shoqëruar punonjësin, pasi kishte dalë edhe një zotëri tjetër, që pretendonte pronën dhe zonja shkoi bëri denoncim për shitësin tek krimi ekonomik. Shitësi u shpall në kërkim dhe më pas u kap, pasi kishte bërë shumë shitje nga dy herë.Zonja shtron pyetjen, se pse ai person, me certifikatë pronësie, nuk është paraqitur asnjëherë në ambientin, që supozohet të ketë blerë.

Drejtoria e Policisë së Beratit njoftoi mbrëmjen e së martës, pak minuta pas përfundimit të emisionit Stop, se ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra, të specialistit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat, shtetasit Ledion Ferzaj.Ky i fundit shfaqej në pamje filmike, duke i marrë një shumë parash një shtetasi, për të mbyllur një cështje.Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit procedimin disiplinor ndaj punonjësit të Policisë, për shkelje të rëndë, ndërsa Agjensia e Mbikqyrjes policore, ka nisur hetimi penal për këtë rast.Një qytetar nga Berati denoncoi OPGJ-në Ledion Ferzaj. Qytetari tha, se zyrtari Ferzaj, po e shantazhonte me hetimin e një ngjarjeje, duke i kërkuar para, që ta mbyllte cështjen. OPGj-ja Ledion Ferzaj, mori 400 euro, që ta rregullonte edhe me prokurorin, e të mbyllte këtë histori.

Në studion e emisionit “Stop”,ishte sot i ftuar një tjetër kandidat për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko.Zoti Bejko, që garon nën siglën e PD-së për bashkinë e kryeqytetit, tregoi vizionin e tij për drejtimin e bashkisë më të madhe në vend.Një ndër themeluesit e Partisë Demokratike dhe drejtues disa herë i PD-së Berat, shpjegon dualitetin e partisë në këto zgjedhje.

Të Fundit