Ndodhemi në Tiranë, në zonën e Freskut, pasi banorë të pallatit Vllaznia, kanë dërguar në “Stop” ankesën, se rrëshkitja e dheut, ka dëmtuar pallatin e tyre.Ata thonë, se u bënë, 7 muaj, që dheu pranë pallatit ka rrëshkitur, duke rrëzuar një pjesë të ballkonit dhe duke prishur pjesën, që ata e kishin bërë si vend pushimi. Vec kësaj, kanë plasur edhe ujrat e zeza, duke bërë, që aty të ndjehet një erë e tmerrshme. Banorët thonë, se janë drejtuar në të gjitha institucionet, por ata, që vijnë, thjesht bëjnë foto pa marrë asnjë masë. U kanë thënë, se situata do të zgjidhet në mars, por afati kaloi dhe zgjidhja nuk po duket.Në jemi drejtuar në Drejtorinë e Emergjencave Civile, njësia Tiranë dhe aty na thuhet, se nuk është në dorë të emergjencave, por duhet të miratohet projekti nga Drejtoria e Zhvillimit dhe Planifikimit të Territorit.Kjo e fundit premton, se projekti do të miratohet shumë shpejt.
Sot shqiptarët kremtojnë festën e Kurban Bajramit. Klintoni ka intervistuar qytetarët e Tiranës për situata të ndryshme, që nga vjedhja e votës, e deri te shqetësimet për raportet familjare e intime. Nuk mungojnë përgjigjet me humor për pyetjet tona pikante.
Xhoana Plaku jeton së bashku me nënën e saj, të dyja me probleme të theksuara shëndetësore. Ato jetonin në Shijak, në një shtëpi të vjetruar, por tërmeti i 26 Nëntorit ia shkatërroi plotësisht, duke e bërë të pamundur, për banim.Gjendja ekonomike e tyre është shumë e vështirë. Xhoana është është 36 vjece dhe kujdeset për të ëmën 66 vjecare, e cila është me aftësi të kufizuara dhe ka probleme me shikimin. Vetë Xhoana ka probleme me zemrën dhe i ështe nënshtruar disa operacioneve.”Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” u sensibilizuan për këtë rast dhe i siguruan familjes Plaku një shtëpi të re në Durrës me të gjitha kushtet.