STOP-EMISIONI 178(Sezoni 10) 12 Maj 2025-Divorci, 5 muaj pa pare femijet, djemte urrejne nenen, realizohet takimi.

Kemi shkuar në Prrenjas, ku takuam zotin Pasho Dashi, i cili nga një martesë 13 vjecare me Zamirën, ka 3 djem 13, 11 dhe 3 vjec. Bashkëshortët u ndanë dhe gjykata i la 2 djemtë më të rritur babait dhe djalin 3 vjec nënës. Takimi i fundit, që kanë patur me njëri-tjetrin, ka qenë në dhjetor 2024 dhe prej 5 muajsh babai nuk e ka parë djalin e vogël, ndërsa nëna nuk ka parë dy djemtë e tjerë.Si të mos mjaftonte kjo situatë e rëndë, dy djemtë e rritur i thërrasin në emër të ëmën dhe ushqejnë inat e urrejtje ndaj saj.Shkuam në fshatin Rodokal të Pogradecit, ku kishim të dhëna, që jetonte Zamira Dashi me djalin e vogël, por e ëma na tha, që ajo jeton në Tiranë. Pas interesimit të gazetares sonë, u bë e mundur gjetja e vendndodhjes së zonjës Dashi e pas negociatave me të dy prindërit, u bë i mundur edhe bashkimi i fëmijëve dhe takimi i tyre me prindërit.

Një video, e kthyer në virale, tregon, sesi do të jenë fluturimet low cost në të ardhmen. Në vend të sediljeve, do të duhet të qëndrojmë në këmbë, për të mos i rënduar xhepit në blerjen e biletave.

Shkolla e drejtorëve, që duhet të përcaktonte drejtuesit e institucioneve arsimore, është kthyer në problem për ata, që aspirojnë pozicione të tilla. Një konkurente na tregon, se duhet të kesh kualifikimin 5 vjecar, të prezantosh një projekt, të bësh teste për modulet dhe në rast, se i kalon, futesh tek finali për licensë. Por ajo thotë, se është e cuditshme, që publikohen vetëm rezultatet e atyre, që humbasin, jo atyre, që fitojnë.Ndërsa procesi i ankimimit ka zgjatur vetëm 10 minuta, në një kohë, që konkurentet kanë konstatuar pyetje të pasakta në test.Me kamera të fshehtë, kandidatet e skualifikuara i drejtohen shkollës së drejtorëve, duke kërkuar shpjegime, se pse nuk u jepet teza e tyre. Por si përgjigje u jepet mospublikimi i të dhënave dhe fakti, se ankueset nuk kanë humbur për dy pikët e pyetjeve të gabuara. Lili Sulaj, pedagoge dhe njohëse e arsimit thotë, që shkolla e drejtorëve është kthyer në Pazar partie dhe të ardhurat e saj, nuk auditohen. Sipas zonjës Sulaj, cdo intitucion arsimor ka detyrim të bëjë tezën publike.

Të Fundit