Ledion Caca tregon, se ka 9 muaj në arrest shtëpie, i akuzuar për shkatërrim prone. Bëhet fjalë për një ngjarje, të ndodhur në gusht 2019 në një parukeri në pronësi të shtetases, B.SH në Nikël, të cilës iu vu tritol. Ledioni thotë, se ka prova, se nuk ka qenë ai autor i ngjarjes, prova, që i ka siguruar vetë dhe ia ve në dispozicion drejtësisë. Stop ka siguruar dosjen penale të prokurorisë së Krujës, ku janë edhe deklarimet e të dëmtuarës, e cila pohon, se nga kamerat e parukerisë, dallohet një person me tuta sportive e kapuc në kokë, që sipas saj, mund të jetë Ledion Caca. Por në dosje mungon akti i ekspertimit për identifikimin e personit. Qazim Caca, xhaxhai i Ledios, tregon thotë, se nipi i tij nuk ka lidhje fare me këtë ngjarje. Një element shumë i rëndësishëm janë pamjet e kamerave të sigurisë të një karburanti në Shkozet të Durresit, ku Ledion Caca ka qenë në një lokal nate në ditën dhe orën e tritolit në Nikël. Këtë provë, familjarët e Ledionit, ia kanë dorëzuar policisë dhe prokurorisë së Krujës, por asgjë nuk ka lëvizur.
Sot është 5 maji, dita e dëshmorëve të kombit.Presidenti Meta, kreu i parlamentit Ruci e kryeministri Rama kanë bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, duke respektuar edhe distancat e sigurisë për shkak të koronavirusit. Por ajo, që ra në sy, është se efektivët, që mbanin kurorat, nuk e kanë respektuar këtë distancë, duke qëndruar ngjitur.Në kemi pyetur edhe veteranët e paktë, që kanë thyer karantinën dhe kanë shkuar të nderojnë dëshmorët në ditën e tyre.
Stop sjell pamjet filmike të karburantit të Shkozetit, që janë dhe alibia e pafajësisë së Ledion Cacës. Vec kësaj, xhaxhai i Ledionit, Qazim Caca,ka takuar prokurorin e cështjes Florian Bonjaku, i cili është i ri në këtë dosje dhe nuk ia ka idenë asaj.Bonjakut nuk i pëlqen interesimi dhe i thotë familjarit të të akuzuarit, se mund ta cojë edhe nga arresti i shtëpisë në burg, edhe pse tashmë në dosje janë pamjet filmike të karburantit, ku duket Ledion Caca në Duurës në orën 1 të natës në 16 gusht 2019, në të njëjtën ditë dhe orë të ngjarjes së tritolit në Nikël.