Në 11 prill 2024 në Darzezë të Fierit bëhet një protestë nga banorët e zonës, të cilët pretendojnë, se subjektet, që punojnë aty, të gjitha derdhjet i shkarkojnë në kanalet vaditëse, duke dëmtuar bimësinë dhe bagëtinë e zonës.Fajtor për këtë situatë, banorët bëjnë subjektin Allidagu, që rrit dhe përpunon mish gici.Me kameran e “Stop” bëjmë një vëzhgim nga pika me fundore e këtyre mbetjeve, pra nga hidrovori i Darzezës deri tek fabrika e derrave, ku gjatë rrugës shohim ndotjen e ujit.Gazetarja iu drejtua stabilimentit të derrave, ku menaxheri i saj Besnik Alliaj, tha, se është në rregull me leje mjedisore të tipit A. Për këtë rast gazetarja komunikoi me drejtorin e ARM-së Fier, Denis Vogli, i cili tha, se do të merren masa për problemin e banorëve. U morën mostrat e ujit, që u cuan në Tiranë dhe pas disa ditësh ARM gjobiti me 3 milionë lekë subjektin e derrave, Allidagu, duke i lënë edhe detyrë, që të rregullojë mënyrën e derdhjeve, pasi në të kundërt do i mbyllet aktiviteti.
Kemi udhëtuar drejt Vlorës, në familjen Kapaj, e cila ka një djalë të sëmurë, për shkak, se nuk i janë zhvilluar gjymtyrët. Sot Luljeta dhe Fatjon Kapaj jetojnë në kushte shumë të vështira. Me kontributin e Albion Beqiri dhe Ardit Kotoni nga Cunat e Bostonit, i kemi lidhur nje pension familjes Kapaj. Fillimisht i dorëzuam një shumë prej 500 dollarësh. Vëllezërit Neli kanë dhuruar gjithashtu për këtë familje në nevojë. Më pas kemi udhëtuar drejt Selenicës në familjen Bombaj, ku kemi ndihmuar një tjetër familja.
Ministret Balluku e Manastirliu u shfaqën dje duke inspektuar shkolla në Korcë, për sistemin elektrik. Por dy anëtaret e qeverisë, nuk u intersuan as për ngohjen e munguar e as për higjenën në tualete, situata të denoncuara herë pas here nga mësues e nxënës në redaksinë tonë.