Emisioni “Stop” është ndalur në shkollën 9-vjeçare “3 Dëshmorët” në Kavajë, ku mësuese Klorida Teferiçi na ka treguar për historinë e Amri Popoit.
“Kam parë shumë raste në emisionin tuaj, ku ju jeni treguar të gatshëm për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Unë në klasën time kam 24 nxënës, të gjithë janë të mrekullueshëm, por kam një nxënës që është i veçantë nga të tjerët sepse ka një histori të tmerrshme familjare”, tregoi mësuese Teferiçi.
Ai është 12 vjeç dhe duhet të ishte në klasën e pestë apo të gjashtë, por është në klasën e dytë, pasi për 4 vite rresht ai, vëllai i sëmurë dhe e ëma janë mbajtur të mbyllur e të lidhur nga i ati, që është i dhunshëm dhe me probleme mendore.
Mësuesja e Amrit vijoi të tregonte: “Janë të dy të sëmurë psiqik. Duke qenë se janë me probleme kanë ushtruar dhunë fizike, përveçse psikologjike. Rasti i fundit me babin e Amrit ishte që kishte marrë sëpatën dhe kishte kërcënuar jo vetëm fëmijët, por edhe gjyshin dhe njerëzit e tjerë që kishin shkuar nga bashkia për të ndihmuar këtë fëmijë”.
Falë Bashkisë Kavajë dhe Zyrës Arsimore, sot Amri po arsimohet në klasën e dytë të shkollës 9-vjeçare “3 Dëshmorët”. Pavarësisht të gjithë dhunës psikologjike e fizike dhe kushte të mjera ekonomike, ai është i pari i klasës dhe një nxënës shembullor në sjellje.
“Ai është kaq i qetë e i urtë. Nuk është absolutisht agresiv, është gjithmonë drejt paqes. Ai është një nga nxënësit më të shkëlqyer të klasës sime, një fëmijë me vullnet të paparë dhe shumë sistematik, që nuk bën asnjëherë mungesa. Është një fëmijë i mrekullueshëm!”, u shpreh mësuesja e Amrit.
Gazetarja e emisionit “Stop” komunikoi me Amrin, i cili rrëfeu kushtet e vështira të jetesës dhe arsyen e largimit nga shkolla për 4 vite.
I pyetur se çfarë dëshiron të bëhet kur të rritet, ai tha: “Dua të bëhem polic sepse dua të vendos rregullin dhe të ndihmoj të gjithë njerëzit që janë në nevojë”.
Mësuese Klorida tregoi se për të gjitha mjetet shkollore dhe veshmbathjet, Amrin e kanë ndihmuar prindërit e nxënësve të klasës. Të gjithë shoqet dhe shokët e tij shprehën vlerësimin për të, duke thënë se e duan shumë dhe se dëshirojnë të mbajnë pranë. Nëndrejtori i shkollës “3 Dëshmorët” tha se janë munduar t’i qëndrojnë pranë dhe të mbledhin të ardhura për ta ndihmuar sadopak familjen Popoi.
Gazetarja e emisionit “Stop” së bashku me mësuese Teferiçin shkuan në shtëpinë e Amrit, ku panë kushtet e vështira të jetesës.
E ëma e tij tha: “Kemi një tezgë në rrugë që shesim dhe me ndihmë ekonomike prej 48 mijë lekësh paguajmë vetëm bukën. Bukë me djathë dhe vaj i përgatis çunave. Kaq kam unë si nënë që i ushqej”.
Emisioni “Stop” në bashkëpunim me “Fundjavë ndryshe” i dhuruan familjes Popoi ushqime për dy muaj dhe mjete shkollore, në mënyrë që Amri të vijojë të arsimohet dhe të jetë një nxënës shembullor.
Firma fantazëm me aktivitet legal në mes të ditës?!…
Sarah, një vogëlushe që jeton në Filadelfia,është një fanse besnike e emisionit “Stop”. Ajo shfaqet në video, duke kërcyer si fllonxat, cdo mbrëmje, sapo nis programi.Renaldo ka realizuar intervista me qytetarët, duke i pyetur për firmat fantazëm, pas rastit të skemës së mashtrimit nga kompania e karburanteve “Gulf”.
Selitë, Stop dhe Fundjava bëjnë me shtëpi të re familjen Huqi.
“Stop” dhe “Fundjava ndryshe” janë ndalur në familjen Huqi, në njësinë numër 6, në zonën e Selitës së re.Në muajin shkurt banesa e tyre u shkrumbua nga zjarri, ndërsa fatkeqësisht kryefamiljari humbi jetën.Dy muaj më pas, “Fundjava”ka rindërtuar shtëpinë dhe e zonja e shtëpisë, Vera Huqi, e surpirzuar falenderon emisionin Stop, Fundjavën Ndryshe dhe donatorët Next sh.a dhe Sela & Dini.