Vlorë, në pritje të dëmshpërblimit për projektin e Transballkanikes…
Pak kohë më parë, bashkia e Vlorës premtoi, se do të marrë fund përpjekja e të prekurve nga projekti i rrugës transballkanike, për dëmshpërblimet. Por Agron Beqiraj tregon, se cdo gjë ka mbetur në kuadrin e fjalëve.Ai thotë, se nuk ka marrë asnjë lek dhe asnjë përgjigje të saktë. Ai përballet herë me përgjigjen, se i ka marrë paratë, që i takojnë e herë me idenë, se duhet verifikuar.Pas këmbënguljes së “Stop” drejtori i bashkisë, Alban Mesejtorja thotë, se procedura ka përfunduar në bashkinë e Vlorës dhe tani dëmshpërblimi është në dorë të Ministrisë së financave.
Kërcënohet nga nipi me probleme mendore, qendrat rezidenciale nuk e marrin përsipër.
Pranvera Elezi nga Uznova e Beratit, se për disa kohë mbajti në shtëpinë e saj nipin jetim me probleme depresioni. Por ai shfaqi agresivitet ndaj të bijës dhe Pranvera u detyrua, të conte cështjen në polici dhe gjykatë, nga ku mori urdhër mbrojtjeje, që ndalonte Edison Hoxhallarin, t’i afrohej familjes dhe banesës së saj. Megjithatë i plotfuqishmi i zonës nuk e merr përsipër sigurinë e Pranverës.Në drejtorinë rajonale të shërbimit social në Berat thonë, se mosha mbi 25 vjec, nuk e lejon Edisonin të strehohet në qendrat rezidenciale.E njejta përgjigje edhe në bashki, ku kërkojnë diagnozën e mjekut. Ardian Jance, mjek në Berat, shprehet se, Edison Hoxhallari ka prapambetje mendore, shoqëruar me ulje të intelektit dhe sjellje impulsive.
E pazakontë: telefonon për ankesë në gjendjen civile, përgjigjet një grua në Itali.
Numrat telefonikë të institucioneve shqiptare, të vënë në dispozicion të qytetarëve, nuk funksionojnë. Saimiri dhe Genti provojnë të lidhen me një numër të drejtorisë së përgjithshme të gjendjes civile. Por zëri, që përgjigjet, është një grua në Itali, e cila thotë, se kjo dukuri i ndodh vazhdimisht.E marrin për ankesa, që kanë të bëjnë me probleme të gjendjes civile, ndërsa vetë ajo kërkon zgjidhje për këtë ngatërresë.Edhe në Bankën e Shqipërisë janë publikuar 6 numra,por në asnjërin prej tyre, askush nuk përgjigjet.