Problemi, që trajtojmë sot vjen nga Saranda. Një qytetar, i sëmurë me tumor në kokë denoncon, se si ish-krushka montoi një akuzë për djalin e tij, meqë kishte lidhje intime me shefin e krimeve. Për pasojë, djali i tij i pafajshëm hyri në burg. Që nga viti 2018 deri më sot, nuk ka mbaruar kalvari mes prokurorive dhe gjykatave Sarandë-Gjirokastër.Vetë i riu, Saimir Ahmeti, tregon detaje, sesi e mori vesh akuzën, pasi u nda miqësisht me gruan e tij. Saimiri ishte në Greqi dhe kur u kthye në Sarandë, e arrestuan direkt, pasi e kishin shpallur në kërkim.Avokati mbrojtës i Saimir Ahmetit na tregon, se dëshmitarë të paanshëm kanë deklaruar para gjykatës dhe prokurorisë, se Saimiri jo vetëm, që është pa faj, por është bërë viktimë nga miqtë e ish-vjehrrës, që punojnë në polici. “Stop” ka siguruar dosjen e akuzave të montuara ndaj të riut, i cili kaloi në arrest shtëpie dhe më pas në detyrim paraqitjeje. Por gjykata nuk e shpall të pafajshëm.
Seanca e sotme parlamentare u dominua nga fjala “budalla”. Kryeministri Rama iu drejtua opozitës, duke thënë, se ajo e ka budallallëkun sëmundje të trashëguar në adn. Edhe përgjigjet e deputetëve demokratë u rrotulluan rreth kësaj fjale, duke e lakuar në të gjitha rasat atë. Në parlamentin e Prishtinës, kreu i grupit parlametar të PDK-së Abelard Tahiri, ka sharë me fjalë rruge në foltore, kur deputetët e partisë së tij, i kanë ndërprerë fjalën ministres së drejtësisë Albulena Haxhiu.
Beherie Kuci nga Elbasani tregon, se ne vitin 1990 është ndarë nga bashkëshorti dhe gjykata ka vendosur, që shtëpia t’i takonte asaj dhe fëmijëve. Ndërkohë që shtëpia në atë kohë nuk ishte në emër të askujt dhe më pas në vitin 1993, kur është bërë privatizimi, shtëpia u bë në emër të saj. Ish bashkëshorti e nxorri Beherien nga shtëpia, duke e dhunuar dhe gjithë këto vite ajo ka jetuar jashtë shtëpisë. Zonja Kuci thotë, se nuk e di sesi e shiti shtëpinë ish burri.Ne iu drejtuam Drejtorisë vendore të Kadastrës në Elbasan, ku na u vu dosja e pronës në dispozicion.Ish bashkëjëtuesi i zonjës me një vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqsor Elbasan ka nxjerrë të pavlefshme kontratën e blerjes nga ana e zonjës. Ndërkohë vendimi është marrë në mungesë të zonjës dhe pa dijeninë e saj.