Stop-EMISIONI 171(SEZONI 5) 27 Prill 2020- Korce/Pa sherbim mjeksor ne kushte karantine, Stop zgjidh situaten!

Kryeministri Rama ka folur gjatë në seancë plenare për masat e marra për riatdhesimin e qytetarëve shqiptarë, që mbetën jashtë kufivje të vendit, për shkak të situatës së pandemisë së koronavirusit.Por Astrit Bojken tregon, se prej 9 ditësh ndodhet i karantinuar në një hotel në Korcë, i kthyer nga Greqia përmes Kapshticës. Ai thotë, se nuk ndjehet mirë me shëndet, por askush nuk është kujdesur për të, për të marrë shërbim shëndetsor.Gazetarja e Stop lidhet me drejtorin e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetsor të Korcës, Mikel Llogori,i cili tha se mjekët shkojnë dy herë në ditë për kontroll dhe monitorimin e ujit të pijshëm e kushteve të higjenës.Por për rastin në fjalë, ai tha, se do të interesohet dhe do të kërkojë që situata të zgjidhet menjëherë.Pas kësaj, denoncuesi Astrit Bojken thotë, se situata u zgjidh dhe tani cdo gjë është në rregull.

Në fundjavë Italia përkujtoi fitoren ndaj fashizmit me këngën Bella Ciao në gjuhë të ndryshme të botës. Kënga mbyllet në shqip me intrepretimin e Irma Libohovës. Pranvera Duro është një zonjë 65 vjecare, e cila ka bërë një dhuratë të vecantë për emisionin Stop.Pranvera thotë, se me shumë dashuri për tre ditë me rradhë ka bërë me guacka, logon e Stop-it.Një zonjë ka cuar një mesazh në redaksinë e Stop, duke treguar për kushtet e vështira në spitalin e burgut, që është kthyer në karantinë.Një shofer, që punon në eksport-import shkruan, se i është refuzuar leja nga e-albania dhe ka mbetur në portin e Durrësit.

Lirie Shehi, tregon, se prej disa vitesh jeton dhe punon në Greqi me familjen. Në 15 mars i skadonte pasaporta, ndaj në 10 mars erdhi në Shqipëri për të aplikuar për pasaportën e re.Por këto ishin ditët, që nisi izolimi dhe Lirie Shehi mbeti në Shqipëri, ndërsa 4 fëmijët e bashkëshortin i ka në Greqi.Ajo i bën thirrje kryeministrit t’i mundësojë kthimin pranë fëmijëve të saj, që cilët janë vetëm prej një muaji e gjysmë.Madje ajo na tregon edhe videon e komunikimit me të vegjlit, për të cilët interesohet cdo ditë, sesi po ia dalin.

Të Fundit