Jemi rikthyer në Korcë, aty, ku në 14 qershor 2018 iu mor jeta 18 vjecarit Antonio Karafili në Pyllin e Sodës. Ngjarja e rëndë është ndjekur e zbardhur prej vitesh nga emisioni “Stop”, megjithë manipulimet, që iu bënë nga ekspertët mjeko-ligjorë e disa prokurorë rresht.Në fund të tetorit 2020, transmetuam për herë të parë rastin e servirur si vetëvarje e të riut. Personi, që e pa për herë të fundit në jetë Antonion, ishte e dashura e tij, Kejsi Spahillari, 17 vjeç nga Korça.Ajo tregoi disa versione të ngjarjes, duke hedhur mjegull në dinamikën e tragjedisë, ku ishte autore, por edhe duke shtuar dyshimet. Sipas ekspertëve, shenjat ishin të qarta, por dy prokuroret e para, Oli Visi dhe më pas Odeta Todorrushi, nuk donin t’i shihnin. Pas shumë transmetimesh dhe marrjes së të gjitha provave e dëshmive, pas eksperimentit, që tregoi, se 18 vjecari nuk mund të ishte varur, edhe organi i akuzës dhe prokurorja Vasjana Postoli, zbardhi të vërtetën, që krimi makabër ishte kryer nga Kejsi Spahillari dhe 65 vjecari Rexhep Vathi, me të cilin Kejsi kishte krijuar lidhje paralele.
Dy biznesmenët Gëzim Salillari dhe Ago Gjolaj janë ofruar të blejnë për 2 mijë euro varkën e punuar nga Aleksandër Zhulati, nga burgu i Drenovës. Fituesi shpallet të hënën dhe paratë do të shkojnë për kurimin e vogëlushit Leo Murati, i cili ka lindur me një këmbë jofunksionale.Sot është 1 maji, dita e punëtorëve. Ne kemi pyetur qytetarët, nëse e dinë rolin e sindikatës, por shumica, as që e kishin idenë, duke u shprehur, se sindikata merret me lumturinë e njerëzve, që ata të jenë sa më të qeshur.
Bletërritësi Rexhep Vathi, bashkëautor në vrasjen e të riut Antonio Karafili, piu fostoksinë, duke i dhënë fund jetës në mënyrë misteriozë. Edhe deklaratat e tij pas ngjarjes ishin kontradiktore. Ai tha pas vrasjes, se nuk e njeh as Antonion dhe as Kejsin, por telefonatat e shtuara të tij pas ngjarjes provojnë të kundërtën. Ai tha, se ka qenë në Fushë-Krujë, ditën e tragjedisë, por vëllai i Antonios dëshmon, se Rexhepi ka qenë atje. Më pas mësohet, se Rexhep Vathi ka debatuar me ortakun e tij për këtë lidhje, shkak për të cilin, edhe janë ndarë. Pyetja, që shtrojnë të gjithë sot është: Pse iu mor jeta të riut 18 vjecar Antonio Karafili.Pas 7 vjetësh nga ngjarja e rëndë, ndaj Kejsi Spahillarit është lëshuar urdhër-arrest ndërkombtar, pasi ajo jeton në Kanada, ku ka ndërtuar një jetë të re, mbi krimin makabër, që bëri dhe mbuloi me alibi të sajuara.