Kemi shkuar në Shijak, pas denoncimit të qytetarëve, të cilët ankohen, se Bashkia Shijak, shkarkon mbetjet urbane në mënyrë të vazhdueshme në atë, që për shumë vite, është përdorur si vendgrumbullim mbeturinash.Tonelata të tëra mbetjesh, pranë varrezave të vjetra, tek stadiumi i Shijakut, kanë ndotur zonën, lumin Erzen, e po ashtu kanë “përdhosur” të ndjerët, që prehen ngjitur me to.Ne bërë një vëzhgim aty dhe kemi pyetur banorët, të cilët pohojnë, se bashkia herë pas here shkarkon mbetjet aty, duke ua bërë jetën të padurueshme.E kundërta thuhet nga ana e bashkisë, dhe nga administratori i firmës së pastrimit, të cilët shprehen, se mjetet ngarkohen aty dhe cohen në Sharrë.Nënkryetari dhe administratori i firmës, premtojnë se mbetjet do të hiqen përfundimisht për disa ditë. Dhe kështu ndodhi. Zona u pastrua, por banorët thonë, se fenomeni vijon.
Shumë fëmijë janë filmuar, teksa argëtohen para ekranit të televizorit me nisjen e emisionit “Stop”.Klintoni ka pyetur qytetarët e Tiranës, nëse është më mirë të jesh beqar, apo kollovar. Nuk mungojnë përgjigjet plot humor nga ana e qytetarëve.
Sic kemi treguar edhe më parë, Rejani, nga fshatrat e Peshkopisë, është vetëm 6 muajsh dhe endet nëpër spitale.Mënyra e vetme për të marrë frymë është me një pompë oksigjeni, pasi ai ka lindur me një anomali në zemër.Rejani ka nevojë për një ndërhyrje, por familja e tij e ka të pamundur ta përballojë.Të dy prindërit janë invalidë dhe me pamundësi ekonomike. “Stop” e “Fundjavë ndryshe” kanë nisur punën për mbledhjen e fondeve për ndërhyrjen e tij.Të shumtë kanë qenë personat, të cilët kanë telefonuar në redaksinë e emisionit Stop dhe kanë kërkuar ndihmë për një karrocë, pasi e kanë të pamundur të lëvizin. Ardian Nela, një person me aftësi të kufizuara nga Italia, Ambra Tusha nga Firenze, dhe një zonjë nga Korca kanë dhuruar karroca për personat në nevojë. Ne kemi cuar një karrocë në familjen Kaloti, pasi burri i shtëpisë është i paralizuar.Po kështu në familjen Korro, pasi zonja prej një viti ishte e paralizuar. Një tjetër karrocë e kemi cuar në pavionin e dializës në Qsut, pasi e vjetra ishte e shkatërruar.