Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” sjell me zë dhe figurë skandalin e rradhës.Edhe pse zyrtarisht funksionojnë si call centër, vajzave në disa kompani të tilla, u kërkohet të bëjnë seks on line. Menaxherja i thotë vajzës pretendente për një punë të tillë, se mund të fitojë shumë nga klientët jashtë vendit. Ajo shpjegon, se duhet të zhvishet, madje klientët janë të ndryshëm, e mund t’i kërkojnë edhe t’u vjellë përsipër.Nga përshkrimi i punës e deri te fitimet e pritshme, gjithcka përshkruhet me detaje për vajzën e re në kërkim të një pune.
Kryeministri Rama ka shkuar në New York, për të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së. Por përmes një videoje në rrjetet sociale, ai ka treguar, se është surprizuar, kur ka takuar tre gra menaxhere shqiptare në hotelin, ku po qëndron. Pas tërmetit Shqipëria u gdhi sot nën ujë, e nuk mungojnë pamjet nga i gjithë vendi, për situatën emergjente.Nga ana tjetër, edhe këtë rradhë, kryeministri, kryetari i bashkisë së Tiranës e kreu i opozitës kanë shfrytëzuar rastin, të shfaqen pranë njerëzve të dëmtuar nga dukuritë natyrore.
Hysnije Gjura nga Librazhdi, tregon, se ka 2 muaj,që nuk merr ilacin tenofovir 245 mg pranë farmacisë së spitalit të Elbasanit, që përdoret për kurimin e hepatitit B. Mjekët thonë, se mungesa e këtij medikamenti mund të bëjë, që të kalojë në cerozë.Të njejtin problem ka edhe një denoncues anonim, që prej dy muajsh nuk e gjen tenofovirin në QSUT.Si të mos mjaftonte kjo, edhe në farmacitë private, mungon medikamenti i shtrenjtë.Në FSDKSH Elbasan, drejtori Kastriot Belshi pranon problematikën e krijuar dhe thotë, se po pritet zgjidhje.Pas interesimit të “Stop”,përgjigja e drejtorisë së QSUT-së, ishte, se medikamenti në fjalë ka qenë në mungesë, por ka ardhur furnizmi në datën 20 shtator.