Në janar 2023 emisioni “Stop” ka ngritur alarmin për restaurimin e Kishës së Shën Mëhillit në Voskopojë.Vecantia e Voskopojës janë kishat, por nga 22 të dikurshme, sot vetëm 8 janë funksionale. Për këtë problematikë, shkuam në Drejtorinë e Kulturës Kombtare Korcë dhe biseduam me drejtorin Edvis Koki, i cili tha, se projekti është miratuar, por është në fazë prokurimi nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.Drejtori tha në janar, se brenda muajit mars do të niste procesi i restaurimit të këtyre objekteve.Sipas informacioneve tona, rindërtimi i kishës, do të kërkonte një fond prej 3 milionë lekësh të reja. Në fakt ekzistojnë programet e rijetëzimit, për banesat monument kulture, por sipas drejtoreshës së komanduar, është hapur tani thirrja e dytë, është për persona dhe individë, që janë për pjesë banesash private. Për restaurimin e kësaj kishe 300 vjecare nuk ka fond dhe institucionet detyrohen të kërkojnë fond nga donatorë të huaj.Përpara 5 vitesh, në 2017-ën, ish ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, tha, se kishat e Voskopojës do të shpëtonin nga degradimi, pasi do të përfshiheshin në projektin e rindërtimit me vlerë 12 milionë lekë të reja. Por as në këtë projekt, nuk u përfshi kisha e Shën Mëhillit.Nga Drejtoria e Kulturës Kombëtare na thonë, se në këtë fond kanë qenë të përfshira vetëm 4 kisha.
Pak ditë më parë u zhvillua në Tiranë kampionati europian i “body building”. Ne ishim atje dhe zhvilluam intervista plot humor me të rinj të ushtrojnë sportin e ndërtimit të trupit dhe muskujve.
Shumë qytetarë vazhdojnë t’i bashkohen nismës sonë, për të dhuruar karroca invaliditeti. Zonja Yllka thotë, se do të dhurojë një karrocë, që nuk është përdorur asnjëherë. Vera Huqi, në zonën e Qytetit të Nxënësve, ka kërkuar një karrocë dhe ne ia dhurojmë. Ajo tregon, se vuan nga nervi shiatik dhe nuk mundet të lëvizë, derisa të bëjë ndërhyrje. Në kuadër të festës së Bajramit “Stop” dhe një sipërmarrës shqiptar në Londër, Florenx Kullani, kanë ndihmuar 20 familje në nevojë. Familjet janë kryesisht në njësine 4, Bregu i Lumit dhe në njësinë 6.