Në muajin prill 2024, u arrestua nga Policia e Kosovës një prej të dyshuarve si pjesëtar i grupit Albkings, që shpërndante foto dhe video intime të vajzave në platformën telegram. Grupi Albkings në rrjetin Telegram u kthye në shumë pak kohë në tmerrin e grave dhe vajzave, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri, duke shpërndarë foto dhe video intime, shoqëruar me numra telefoni. Kjo platformë jo vetëm denigronte vajza dhe gra por u bënte edhe shantazh për publikimin e videove. Për këto raste nisën hetime edhe nga Krimi Kibernetik në Tiranë.Në redaksinë tonë kanë mbërritur dy denoncime me këtë problematikë.Një qytetar tregon, se është futur, për të luajtur dhe ka parë video të ndryshme të vajzave. Si thotë, se aplikacioni Discord është për të komunikuar dhe anëtarët luajnë një lojë, por aty ka grupe, që dërgojnë video erotike të vajzave minorene dhe jo vetëm.Denoncimi i dytë vjen nga një prind, që ka parë në telefonin e fëmijës këto aplikacione. Ne kemi siguruar pamje të këtyre komunikimeve të papërshtatshme.Tomi Kallanxhi, ekspert It, tregon, se Telegrami është i mbyllur, përsa i përket sigurisë dhe vetëm mund të kapen personat, pasi vetë Aplikacioni nuk i kontrollon dot. Përsa i përket Aplikacionit Discord do të duhet, që të komunikohet nga autoritetet shqiptare, për mbylljen e tij.
Një cift turistësh është filmuar në qendrët të Beratit duke kërcyer në mënyrë të shfrenuar me këngën e fushatës së PS-së.Kreu demokrat Sali Berisha ishte sot në Himarë, ku një qytetar i tha, se është perëndia i Himarës.
Që në lindje, vogëlushi Leo ka jetuar me një këmbë, që nuk funksionon. Ka tentuar të ecë, është rrëzuar e nuk ia ka dalë. Leo i vogël nuk mund të luajë, nuk mund të vrapojë, nuk mund të jetojë si një fëmijë i zakonshëm.Për të realizuar këtë ëndërr, Leo ka nevojë për dy operacione të ndërlikuara dhe një terapi të gjatë me një kosto 35 000 euro, që familja e tij nuk mund ta përballojë.”Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” bëjnë apel, për të ndihmuar Leon dhe kanë hapur një llogari gofound për t’i dhënë atij një jetë normale.