Disa nga edukatoret e qytetit të Vlorës ngrenë shqetëim për pagesën e tyre, që thonë, se u është ulur.Ne mësuam, se bëhet fjalë për një VKM, 171, sipas të cilës, për punësimet e edukatoreve pas marsit 2017, nuk do të kishte shtesë page grupi me 14 mijë lekë të reja, pavarësisht, se edukatorët mund të kenë master shkencor apo profesional. Nga ana tjetër, ata që janë punësuar para marsit 2017 e përfitojnë këtë shumë, edhe kur nuk kanë master shtesë. Lidhur me këtë shqetësim iu drejtuam Inspektoriatit të Punës, ku inspektorja Alma Çelaj, na tregoi se kontrolli në bashkinë e Vlorës, ka konstatuar disa shkelje nga ana e bashkisë.Drejtoresha e Burimeve Njerëzore në këtë bashki, Laura Brinja, thotë, se ulja e pagës së edukatoreve, ka ardhur si pasojë e zbatimit të VKM-së 171, e cila duhet të ishte zbatuar që në vitin 2017, por është neglizhuar. “Stop” ka mësuar, se edhe në bashkinë e Fierit nuk bëhet pagesa në përputhje me VKM-në e vitit 2017.Specialisti i arsimit Ndricim Mehmeti e quan diskriminuese këtë mënyrë pagese të diferencuar.
Në rrjet po qarkullon një video, që tregon një ari, që trembet nga një burrë i shtrirë në oborrin e tij.Një re gjigande në Stamboll ka mbuluar diellin dhe ka krijuar errësirë për plot 5 minuta në Stamboll të Turqisë.Në darkën e iftarit të shtruar mbrëmë nga kryeministri Rama për besimtarët myslimanë, në vend të shefit të qeverisë fjalën e mori bashkëshortja e tij Linda Rama.Ajo tha, se do përshëndeste shkurt, pasi jo cdo e keqe vjen për keq, kështuqë edhe apandesiti i Ramës, i shpëtoi të ftuarit nga fjalimi i gjatë.
Në datën 20 shkurt 2023 transmetuam një rast denoncimi nga qyteti i Elbasanit. Mikel Xhika tregoi, se në datën 21 janar 2023, u përfshi në një aksident automobilistik.Ai ka qenë duke lëvizur me makinë në rrugën “11 nëntori” dhe është goditur nga një makinë, që donte të futej në korsinë e tij. Mikeli ka lajmëruar policinë dhe punonjësit kanë ardhur pas 10 minutash. Ndërkohë zonja, që e kishte goditur, e kishte lëvizur makinën nga vendi i ngjarjes. Në moment iu tha, se ishte fajtore zonja dhe ajo u dënua me 2 000 lekë të reja për moskryerjen e manovrës. Më vonë, Mikeli u ndëshkua me masë administrative 40 000 lekë të reja, pasi sipas punonjësve, ishte me shpejtësi të lartë. Qytetari kërkoi ndihmën e emisionit Stop pasi i duket pa kuptim fakti, që askush nuk ia mati shpejtësinë dhe u dënua me gjobë më të lartë, se zonja, e cila shkaktoi aksidentin. Gazetarja e “Stop” u interesua për rastin në të gjitha institucionet, dhe sot, Mikeli na kontakton për të na komunikuar, se gjoba e tij nga 40 mijë lekë të reja, u zbrit në 2 mijë lekë të reja.