Matilda Rossier, një qytetare shqiptare e martuar në Zvicër, ka atje një aktivitet, që merret me kurimin estetik. Një ditë Matilda porositi në Tiranë te Rezarta Rasa, një pajisje depilimi me vlerë 17 mijë euro.Porosia nuk i shkoi izraelite, sic e porositi, por kineze.Matilda e ktheu pajisjen dhe denoncoi Rezarta Rasën, duke i hapur edhe proces civil për kthimin e shumës. Denoncuesja fitoi të drejtën me vendim të formës së prerë dhe e delegoi në përmbarim. Por Rezarta ndryshoi emrin dhe pronarin e aktivitetit, duke e kaluar formalisht tek i ati, në mënyrë që përmbaruesi të mos merrte dot 17 mijë eurot, që i detyrohej Matildës.Në një bisedë telefonike mes të dyjave, Rezarta i thotë denoncueses, se është gati t’i japë vetëm 5 mijë euro, pasi 15 mijë euro i ka lënë nëpër gjyqe.Ajo pranon, që e ka bërë mashtrimin, por thotë, se këtë cështje e kapi me inat.
Një spot elektoral i kandidates socialiste për deputete, Edona Bilali është vënë në qendrë të kritikave në rrjet. Në spot shihet një i moshuar, që i kërkon mjekut, që të mos vdesë deri në 11 maj, pasi i ka premtuar votën socialistes Bilali.
Xhumaje Hasa nga Kamza, tregon, se në vitet 1979 deri në 1991 ka punuar në kooperative bujqësore në Bovillë, ku i del mbiemri Jahi, pasi fisi i burrit të saj njiheshin me këtë mbiemër. Por në letra mbiemri ishte Hasa.Këtë fakt e pohon edhe ish-brigadieri Xhemal Lila, i cili pohoi, që zonja ka punuar bashkë me të në kooperativë dhe në të vërtetë ata njiheshin me 2 mbiemra. Për shkak të këtij problemi, zonja ka marrë përgjigje nga 2 komisionet për ndryshimet në ligjin e pensioneve për periudhën para ’94-ës e në këtë mënyrë, zonja duhet të bëjë procedurat për të përfituar kontributin e pleqërisë.