STOP-EMISIONI 164(Sezoni 6) 22 Prill 2021-Kruje/ Bashkia dha leje ndertimi per pallatin e demtuar, prokuroria e bllokon. – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 164(Sezoni 6) 22 Prill 2021-Kruje/ Bashkia dha leje ndertimi per pallatin e demtuar, prokuroria e bllokon.

Në janar të 2020-ës, emisioni Stop, trajtoi rastin e qytetarit Muharrem Hoçja nga Kruja. Problemi i tij lidhej me dëmtimet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019. Zoti Hoçja u ankua, se Bashkia e Krujës e kishte shpallur pallatin të pabanueshëm, madje këtë e tregonte asokohe një tabelë e papërshtatshme. Gazetarja e “Stop” iu drejtua bashkisë lidhur me këtë dhe nga bashkia u tha se ky ishte një proces paraprak vlerësimi.Sipas bashkisë, dëmi ishte i përqendruar në kolona dhe trarë e soleta të dëmtuara. Më pas u ngrit grupi i punës dhe u bë një vlerësim i dytë ku u tha, se për momentin pallati ishte i pabanueshëm.Vetë drejtori i ndjerë i Institutit të Ndërtimit, shkoi në vendngjarje dhe u shpreh, se pas verifikimit serioz, ky objekt nuk pati dhe nuk ka probleme në strukturë. Pas këtyre zhvillimeve, z.Hoçja, investitor dhe banor në këtë pallat, mori një leje nga Bashkia Krujë, më 27 janar 2020, për të nisur riparimin e dëmeve.Por Prokuroria e Krujës, tre ditë më pas nisi një procedim penal “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Shpërdorim detyre”.Në këtë pikë, punimet u pezulluan.Prej më shumë se një viti z.Hoçja nuk ka asnjë informacion mbi këtë hetim, që ka kaluar cdo afat.Nga ana tjetër, ai ka edhe një problem tjetër për rrugicën te shtëpia e vjetër, të cilën ia bllokoi bashkia. Bashkia i hapi rrugë një tjetri dhe i mbylli rrugën zotit Hocja. Por, falë emisionit “Stop”, rruga u hap më në fund.

Gjatë një takimi elektoral në njësinë numër 2 në Tiranë, kryeministri Rama i quajti si britmat e kapsllëkut, thirrjet ndaj tij “Rama ik”.Nga ana tjetër kreu demokrat Lulzim Basha është përballur me një moment të sikletshëm, kur gjatë një takimi elektoral ka futur dorën nën pantallona.

Rejani, nga fshatrat e Peshkopisë, është vetëm 6 muajsh dhe endet nëpër spitale.Mënyra e vetme për të marrë frymë është më një pompë oksigjeni, pasi ka lindur me një anomali në zemër.Rejani ka nevojë për një ndërhyrje, por familja e tij e ka të pamundur ta përballojë.Të dy prindërit janë invalidë dhe me pamundësi ekonomike.Nëna e fëmijës bën apel për ndihmë dhe “Stop” e “Fundjavë ndryshe” kanë nisur punën për mbledhjen e fondeve për ndërhyrjen e tij.”Fundjavë ndryshe” me mbështetjen e emisionit “Stop”ka bërë shtëpitë e premtuara, pas dëmtimeve nga tërmeti i nëntorit 2019, janë ndërtuar 36 shtëpitë e para në Vaqarr.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *